AlbanianSport.com 09/11/2020 09:55
ASNN – Me dy takimet e fundit, të luajtura të dielën Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ka mbyllur javën e dytë të të sezonit të ri, sezon ky që do të vijë i gjithi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Dhe transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH Sport përballjen më të spikatur të së dielës, atë që u zhvillua në Stadiumin Peqinit, midis Egnatias së Rrogozhinës dhe Lushnjës, të vlefshëm për grupin B, apo grupin e Jugut.
Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ka folur më tepër për rrogozhinasit, që do të gjejnë rrugën e rrjetës pas një çerekore lojë, me anë të Shytit. Me këtë epërsi minimale do të mbyllen 45 minutat e para.
Ndërsa ato të dytat do të shohin Lushnjën më kërkuese dhe skuadra myzeqare do të shpërblehet për këmbënguljen e saj 15 minuta para fundit, duke gjetur golin e barazimit me Alushin.
Mbyllet kështu në barazim 1-1 kjo ndeshje e fundit e javës së dytë midis Eganatias dhe Lushnjës, ndërsa takimet e tjera të grupit B, apo grupit të Jugut, ishin luajtur të shtunën pasdreke.