(Video) Memushi: Flamurtari, një keqardhje e pafund, Oriku, një sezon i kënaqshëm

Share Button

AlbanianSport.com 09/08/2020 19:25

ASNN – Ish-futbollisti vlonjat “vajton” rënien nga Superiorja, analizon sezonin e Orikut të tij në Të Parën. Flamurtari i Vlorës, një nga ekipet që ka bërë histori në futbollin shqiptar, ra së fundmi nga Kategoria Superiore dhe për një nga personazhet e atij brezi të spikatur të Flamurtarit në vitet ’80-’90, Eqerem Memushin keqardhja është shumë e madhe. Ai nuk e fsheh zhënjimin kur pyetet për gjendjen aktuale të skuadrës vlonjate, dikur skuadra e tij e zemrës. Memushi ka drejtuar sezonin që sapo u mbyll Orikun, një sfidë të cilën ai e përmbylli me sukses. Tanimë trajneri e ka hedhur vështrimin drejt sezonit të ardhshëm. Ka qenë një nga personazhet e atij brezi të spikatur të Flamurtarit dhe Eqerem Memushi nuk e fsheh zhënjimin kur pyetet për gjendjen aktuale të skuadrës vlonjate, e cila, ra së fundmi nga Kategoria niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit. “Shumë… Keqardhje… Shumë! – thotë ai. – Është gjithë djersa, mundi, i imi, i shokëve, i njerëzve, i sportdashësve, i të gjithë dashamirëseve të futbollit, kudo që janë, qoftë në Shqipëri, qoftë në diasporë. Është një emër i madh, më kupton, një emër që nuk mund të njolloset kështu. Edhe tani që flas, ndjehem shumë keq për Flamurtarin.”

Memushi ka drejtuar sezonin që sapo u mbyll Orikun e Kategorisë së Parë, një sfidë të cilën ai e ka pranuar me kënaqësi. “Po, duke parë përbërjen e skuadrës dhe më jepet rasti të falënderoj paraardhësin tim, Artan Sakaj, që ka bërë një punë shumë të mirë, – thotë ai. – Duke parë edhe cilësinë që kishte skuadra, pas problemeve që kishte presidenca me trajnerin, m’u afrua vendi dhe, duke parë që pjesën më të madhe të skuadrës e njihja, pasi e kam përzgjedhur më parë dhe e kam stërvitur vetë, duke njohur cilësitë e lojtarëve, e pranova me kënaqësi këtë ofertë nga Oriku, duke patur parasysh që është kënaqësi të drejtosh një nga skuadrat e qytetit tënd.”

Për 55-vjeçarin, Oriku mund të kishte marrë më tepër nga ky sezon. “Sezoni ka qenë për mua pozitiv, – këmbëngul Memushi. – Ne kemi bërë disa gabime të vogla dhe jo në aspektin sportiv, por më tepër të përqendrimit apo nënvlerësimit në disa raste, në ndeshjet brenda në fushën tonë, – vijon ai. – Për shembull, kemi humbur 4 pikë në shtëpi me Shënkollin dhe me Ilirinë e Fushë-Krujës, që mund të ishim fare mirë në 4 skuadrat e kreut, që edhe e meritonim të ishim midis atyre 4 skuadrave, sepse, siç e thashë, duke parë edhe përbërjen e skuadrës së Orikut, ka lojtarë që dinë të luajnë vërtet mirë.”

“Dinë ta administrojnë shumë mirë situatën e lojës”, – shton ish-mbrojtësi, i cili thekson se ky sezon u ndikua më tepër nga faktorët jashtë futbollit. “Unë mendoj që duke parë edhe kohën e shkurtër të pushimit dhe duke parë edhe pjesën e epidemisë që shpërtheu, mendoj që ndikoi shumë në skuadër, – vijon vlonjati. – Ishim në momentet më të mira si skuadër para epidemisë, kishim një ecuri, duke bërë 5 ndeshje pozitive pa pësuar gol, kishim 3 fitore dhe dy barazime, duke prodhuar edhe skuadra futboll.” Trajneri e ka hedhur tanimë vështrimin drejt sezonit të ardhshëm.

“Mendoj që tani kemi kohë të rikuperojmë për sezonin tjetër, gjithnjë duke menduar që ne do të jemi pjesëtarë të kësaj skuadre, pasi kontrata ime ka skaduar, ashtu si edhe një pjese të lojtarëve, – sqaron Memushi. – Do të ulemi, do të flasim dhe, nëse do të biem dakord, besoj që do të bëjmë një punë edhe më të mirë. – Do të shohim edhe një skuadër edhe më simpatike.” Një sezon që pritet të jetë i ashpër në Kategorinë e Parë, por trajneri Memushi nuk trembet. “Pikërisht, ne nuk i trembemi asnjë skuadre”, – thekson ai.

“Duke parë edhe lojtarët që një pjesë të madhe të tyre e kemi një grup të shëndoshë, lojtarë që kanë përvojë, që kanë luajtur edhe në Kategorinë Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë, nuk i trembemi askujt, – thotë ai. – As Flamurtarit, as Luftëtarit, as Besës, madje Oriku, në ndeshjet vendimtare ka luajtur mjaft herë më mirë, si me Pogradecin, si me Lushnjën, si me Apoloninë, apo edhe me Besën.” Sezonin që sapo u mbyll Oriku e mbylli në krye të renditjes së nëngrupit të luftës për mbijetesë në grupin B, apo grupin e Jugut.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh