(Video) Ekskluzive / Gjermano-kroati Tomas Brdariç, trajneri i ri i Vllaznisë

Share Button

AlbanianSport.com 05/08/2020 20:10

ASNN – Emri i 45-vjeçarit gjermano-kroat konfirmohet  dhe zyrtarizohet të enjten. Do të jetë gjermano-kroati Tomas Brdariç trajneri i ri i Vllaznisë. Ndonëse ende nuk është zyrtare, burime pranë klubit shkodran e kanë konfirmuar një gjë të tillë posaçërisht për AlbanianSport.com. Kanë premtuar një revolucion rrënjësor, me synimin e madh të rikthimit të klubit tek suksesi dhe tek lavdia e dikurshme dhe duket se drejtuesit e Vllaznisë e kanë nisur misionin e tyre mbi baza të shëndosha.

Kështu, pasi kanë konfirmuar në detyrën e drejtorit sportiv ish-futbollistin kroat, Matko Djarmati, drejtuesit kuqeblu duket se kanë zyrtarizuar edhe emrin e trajnerit të ri. Ndonëse ende nuk është zyrtare, burime pranë klubit shkodran kanë konfirmuar posaçërisht për AlbanianSport.com se ai do të jetë ish-futbollisti gjermano-kroat, Tomas Brdariç.

45-vjeçari ka luajtur në Gjermani  përgjatë gjithë karrierës së tij 16-vjeçare, nga viti 1992 deri në 2008-ën, duke spikatur me Bajer Leverkusenin, si dhe duke e veshur 12 herë fanellën e përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve dhe 8 herë atë të të rriturve të Gjermanisë, me të cilën shënoi një gol. Në 2009-ën ka nisur karrierën kryesisht si trajner, por edhe si drejtor sportiv, ndërkohë që ka drejtuar skuadra kryesisht të nivelit inferior në futbollin gjerman, por ka drejtuar për një kohë të shkurtër edhe Shkëndijën e Tetovës.

Sidoqoftë, ardhja e një emri të tillë tek Vllaznia është një ogur i mirë për klubin shkodran, që gjatë këtyre sezoneve të fundit ka notuar në ujëra të turbullta, duke provuar, për herë të parë në histori, edhe rënien në Kategorinë e Parë, ndërsa një gjë të tillë e shmangu këtë sezon në duelin për mbijetesën me Besëlidhjen. Sipas burimeve në klubin kuqeblu, zyrtarizimi i trajnerit të ri pritet të bëhet të enjten.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh