AlbanianSport.com 04/08/2020 23:55
ASNN – Seria A ka tashmë një datë të re se kur do të nisë niveli më i lartë i kampionatit italian të futbollit për sezonin e ardhshëm. Kështu, sezoni i ardhshëm për Serinë A do të nisë më 19 shtator 2020 dhe jo më 12 shtator siç ishte planifikuar në fillim. Pas diskutimeve me klubet, Federata ka arritur një marrëveshje për fillimin e kampionatit të ardhshëm më 19 shtator 2020.
Milani, Lacio, Juventusi dhe Atalanta dëshironin që kampionati të fillonte më 12 shtator menjëherë pas ndeshjeve të përfaqësueseve, por shumica ranë dakord dhe tashmë data zyrtare për fillimin e kampionatit do të jetë 19 shtatori 2020 dhe ai do të përfundojë më 23 maj të vitit të ardhshëm.
“Këshilli i “Lega Serie A” ka vendosur unanimisht që sezoni 2020-2021 i Serisë A të fillojë më 19 shtator”, – thuhet në një njoftimin të shkurtër. Po kështu, periudha e transferimit të lojtarëve në Serinë A do të hapet më 1 shtator 2020.