AlbanianSport.com 04/08/2020 21:40
ASNN – Të premten dhe të shtunën zhvillohen 4 takimet e shtyra për shkak të epidemisë së “Covid-19”. Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të futbollit të Evropës, Liga e Kampioneve luan të premten dhe të shtunën ndeshjet e kthimit që kanë mbetur nga turi i 16-shes, që ishin shtyrë për shkak të epidemisë së virusit korona.
Në fakt, 4 prej çifteve i kanë mbyllur ndeshjet e kthimit dhe madje janë njohur edhe dy çiftet e para të çerekfinaleve, që janë Lajpcig-Atletiko e Madridit dhe Atalanta-Paris SG. Ndërkohë, 4 çiftet e tjera i kanë luajtur ndeshjen e kthimit dhe, të premten, Reali i Madridit do të kërkojë të përmbysë humbjen 1-2 të pësuar në shtëpi, kur të vizitojë Mançester Sitin.
Ashtu sikundër synon të bëjë edhe Juventusi, kur të presë Lionin, me francezët që e kanë fituar minimalisht ndeshjen e parë në shtëpi. të shtunën Barcelona pret Napolin pasi ndeshja e parë, e luajtur në Itali, është mbyllur 1-1, ndërsa Çellsi viziton Mynihun duke synuar të përmbysë humbjen 0-3 që ka pësuar në shtëpi përballë Bajernit në takimin e parë.