AlbanianSport.com 04/08/2020 19:25
ASNN – Duket se gjysmë miliardë Euro janë një arsye bindëse për të lënë të të ikë nga duart një klub futbolli, qoftë ky edhe një klub si Roma. Në fakt, bisedimet për shitjen e klubit të Romës kanë nisur që në vjeshtë të 2019, e tashmë duket se është marrë edhe vendimi përfundimtar. Në orët e vona të mbrëmjes, ka patur një takim midis Dan Fridkinit dhe presidentit të klubit të kryeqytetit të Italisë, Xhejms Palota.
Mësohet se oferta e miliarderit teksan shkon deri në 490 milionë Euro. Kësaj shifre i shtohen si kapital edhe 90 milionë të tjera. Kjo do të thotë se 300 milionë do të shkojnë për të paguar borxhet. Ndërkohë që asetet e klubit me bazë në Trigoria janë vlerësuar 190 milionë nga Fridkin dhe Palota me ortakët e tij, do të përfitonin rreth 177 milionë Euro nga shitja.
Përgjatë 8 viteve si numri 1 i Romës, Palota ka investuar rreth 260-270 milionë Eurosh. Kështu, operacioni i shitjes do të thotë për financierin nga Bostoni, një humbje prej 100 milionë Eurosh. Të dy palët duket se janë pranë një marrëveshjeje dhe shumë shpejt mund të arrihet në një marrëveshje, sidomos kur Paleta nxiton ta mbyllë këtë punë brenda 15 gushtit.