Moto GP / Mark Markez operohet përsëri, do të mungojë edhe në Brno

Share Button

AlbanianSport.com 04/08/2020 17:55

ASNN – Shëndeti është diçka me të cilën nuk bëhet shaka, por duket se, ngandonjëherë presioni që ushtrohet mbi sportistët, qoftë nga ana e drejtuesve sportivë, të etur sukses në pistë, qoftë nga ana e sponsorëve, vetë sportistët e gjejnë veten në një dyzim të padurueshëm. Kështu, 6 herë “kampioni i botës” në Moto GP, Mark Markez do të humbasë edhe Çmimin e Madh të Republikës Çeke, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Brno.

Kjo për shkak se ai iu nënshtrua një operacioni të dytë në shpatullën e dëmtuar. Ylli i skuadrës japoneze të “Repsol Honda”-s, u rrëzua në garën e parë të këtij sezoni Çmimin e Madh të Andaluzisë, duke pësuar një dëmtim të rëndë në shpatullën e djathtë. Pas operacionit dhe rehabilitimit intensiv, mjekët zbuluan se pllaka e titanit, e vendosur në vendin e dëmtuar, është thyer për shkak të trysnisë së ushtruar mbi të, sipas gjasave, për shkak të përpjekjeve të spanjollit për t’u rikthyer sa më shpejt në pistë.

Nëpërmjet një deklarate, “Honda” njoftoi se: “Mark Markezi iu nënshtrua një operacioni të dytë, pasi pllaka e titanit që u vendos për të rregulluar pjesën e dëmtuar në krahun e tij të djathtë, ka pësuar dëme për shkak të trysnisë së ushtruar.” “Dr. Havier Mir dhe ekipi i tij, e kanë zëvendësuar me sukses pllakën e titanit dhe Marku do të qëndrojë në spital për 48 orë, – sqaron më tej deklarata në fjalë. – Pas konsultimeve vendosëm që ai të mos marrë pjesë në garën e Brnos. Në vend të tij do të garojë gjermani Stefan Bradl.”

Ndërsa vetë Dr. Miri, shtoi: “Mark Markezi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale 13 ditë më parë dhe u rikthye në sallë. Operacioni i parë ishte i suksesshëm, ajo që nuk pritej ishte qëndrueshmëria e pamjaftueshme e pllakës së titanit. Një ushtrim trysnie në zonën e operuar ka bërë që pllaka të pësojë disa dëme, kështu që u detyruam ta zëvendësojmë“, – ka përfunduar mjeku i njohur spanjoll.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh