Spektakli “i hidhur” i çarjes së gomave në Silverstoun, “Pirrelli” hap një hetim

Share Button

AlbanianSport.com 03/08/2020 22:25

ASNN – Ajo që ndodhi në pistën britanike ishte në fakt e pashoqe. Valteri Botasi dhe Karlos Sainzi dy xhiro para përfundimit të garës, dhe në xhiron e fundit të saj, Ljuis Hemiltoni, panë sesi goma e tyre e majtë në pjesën e përparme të makinës, të çahej gjatë Çmimit të Madh të Britanisë. Dy të parët mbetën pa pikë, ndërsa i 3-ti fitoi garën, duke kaluar finishin me vetëm 3 goma. Incidenti ka të bëjë me “Pirelli”-n, furnizuesin e gomave. Po pse ndodhi një gjë e till dhe i kujt është faji? Ekzistojnë padyshim disa arsye që e shpjegojnë atë, arsye të cilat do të përcaktohen në orët e ardhshme.

Prodhuesi i gomave ka filluar menjëherë një hetim dhe shpreson të komunikojë përfundimet e para, deri të martën. Silverstouni është një nga pistat në të cilin gomat kanë një konsumim shumë të madh, për shkak se në kthesat e saj futesh me një shpejtësi tepër të lartë. “Ushtrohet pothuajse një ton forcë në pjesën anësore, kur goma del nga kthesa” – sqaroi inxhinieri kryesor i “Pirelli”-t, Manuel Munjoz. Gomat janë gjithmonë të sigurta, por ato e humbasin atë ndonjëherë, pasi skuadrat duan të bëjnë numrin minimal të ndalimeve.

Kështu mund të shpjegohet një pjesë e asaj që ndodhi. Të 3 pilotët e përfshirë në incidentin e gomave, dhe gjithë të tjerët, përveç Romë’ Groszhonit, kishin për qëllim të përfundonin 39 xhiro me gomat e forta. “Por sipas të dhënave që u mblodhën të premten, në provat e lira, 40 xhiro ishin shumë për t’u bërë”, – mbrohet në anën tjetër Isola. “Rreziku për të dëmtuar një gomë të përdorur, nëse godasin fort bordurat në kthesa, është më i lartë sesa kur goma është e re”, – thekson drejtuesi i firmës italiane të gomave.

Kështu, për të evituar atë që ndodhi këtë fundjavë, “Pirelli” do të vërë në dispozicion të makinave goma të tjera më të buta. Kështu në Çmimin e Madh të 70-vjetorit, duke filluar nga kjo e Premte, Formula 1 ka pranuar të përdorë goma më të buta, (C2, C3 dhe C4 në vend të C1, C2 dhe C3) në mënyrë që të ndryshojnë edhe strategjitë. “Do të kemi një garë me dy ndalesa, – thotë Isola. – Kemi një laborator në Silverstoun dhe nga aty do të dërgojmë gjithçka në Milano për të parë çfarë ka ndodhur. Por tani jemi nën presionin e garës së të dielës, e cila do të bëhet në të njëjtën pistë.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh