Tenis / Rozher Federer mendon tërheqjen nga sporti… por vetëm përkohësisht

Share Button

AlbanianSport.com 07/07/2020 23:10

ASNN – Në fillim mendohet vetëm përkohësisht, por, duke parë moshën që ka, mund të mos vonojë edhe përfundimisht. Rozher Federeri mund të largohet nga tenisi. Pas operacionit të fundit në gju, ai mendon se kjo gjë mund ta pengojë në vazhdimin e karrierës së tij në tenis. Faza e rikuperimit duket e gjatë dhe ai, së bashku me stafin e tij, kanë menduar rikthimin në fushë në 2021. Federeri e pranoi se gjatë ndërprerjes për shkak të virusit korona dhe pas dy operacioneve që iu nënshtrua në gju, ai e konsideroi mundësinë e ndërprerjes së karrierës së tij.

Por në fund vendosi të vazhdojë të luajë. “Ka qenë një moment i rëndësishëm për mua, me epideminë e virusit korona dhe dy operacionet e gjurit që kam pasur, për të marrë parasysh nëse vërtet mund ta vazhdoj karrierën time, – ka rrëfyer zvicerani. – Do të kishte qenë e lehtë për mua të thoja që do të tërhiqem tani, por rikthimi është një rrugë e gjatë dhe unë duhet të jem i durueshëm deri në shërimin tim. Sa i përket virusit “Covid-19”, mendoj se kjo është koha e përshtatshme për të reflektuar.”

“Të gjithë të kujtojnë se çfarë është më e rëndësishme dhe thelbësore në jetë: familja, miqtë, shëndeti”, – shtoi tenisti helvet, i cili shprehu gjithashtu keqardhjen që turneu i “Uimbëlldonit” nuk mund të zhvillohej këtë vit, duke qenë një nga turnetë e tij të preferuar dhe ku ai do të kërkojë titullin e tij të 9-të në 2021. “Më vjen keq që nuk do të luhet sivjet turneu i Uimbëlldonit”, – ka thënë Federeri. – Por më vjen mirë që po kaloj më shumë kohë me famijen time, për herë parë pas 25 vitesh karrierë.”

“Po vazhdoj gjithashtu me rehabilitimin çdo ditë”, – ka shtuar tenisti, që në fillim të gushtit mbush 39 vjeç. – Një tjetër nga qëllimet e Rozher Federerit është Olimpiada e Tokios, ku ai do të kërkojë medaljen e artë në konkurrimin individual. Sidoqoftë, të gjitha këto mbeten për t’u parë nëse do të mund të realizohen nga ana e tenistit zviceran. Sepse në fund të fundit, mosha bën të vetën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh