Kanë shënuar së bashku plot 294 gola këtë sezon, por ndaj njëra-tjetrës “dalin huq”!

Share Button

AlbanianSport.com 07/07/2020 18:40

ASNN – Kishin shënuar së bashku një shumatore të përgjithshme të frikshme prej 294 gola, me një mesatare po aq të frikshme prej thuajse 9.2 gola për ndeshje këtë sezon, por ja që, kur u vendosën më në fund përballë njëra-tjetrës, nuk gjetën dot as edhe në gol të vetëm. Ka ndodhur kështu në kampionatin shqiptar të futbollit për femra, aty ku në takimin e vlefshëm për javën e 16-të, Vllaznia dhe Apolonia, përkatësisht kryesuesja dhe mbajtësja e vendit të dytë në renditje, janë ndarë me rrjeta të paprekura.

Në ndeshjen e luajtur të fundjavë, fieraket ia kanë dalë të shkruajnë emrin e tyre në histori për një numër arsyesh, edhe pse kjo mund të mos ketë mjaftuar për t’i mohuar Vllaznisë titullin e 7-të radhazi në “top-këmbën” e vajzave. Shkodranet e patën fituar atë përballje të parë midis tyre, më 10 nëntor të vitit të shkuar, në përballjen që në fakt përuroi Stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, duke triumfuar me shifrat 2-0 dhe duke u shkaktuar kështu fierakeve humbjen e parë dhe të vetme këtë sezon.

Ndërsa ai barazim 1-1 i pak ditëve më pas në kryeqytet me Tiranën, bëri që Vllaznia ta thellonte në 5 pikë hendekun me myzeqaret. Që nga ajo kohë, të dyja skuadrat nuk kanë gabuar më, duke i fituar të gjitha takimet e tyre dhe erdhën në përballjen e dytë midis tyre, të luajtur në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, me synime të kundërta. Vajzat kuqeblu kërkonin fitoren që do të nënkuptonte sigurimin që në këtë përballje edhe matematikisht të titullit “kampion”, ndërsa vendaset për të prishur festën.

Dhe në fakt, vajzat e Apolonisë ia kanë dalë që me barazimin pa gola, të paktën t’ia shtyjnë festën shkodraneve. Ndërkohë, akoma më historik ishte ky barazim për fieraket, pasi skuadra e fundit që e kishte bërë një gjë të tillë përballë shkodraneve, ishte ajo e Kinostudios, që e ndali, për herë të fundit, Vllazninë në një barazim, para plot 7 vjetësh. Duhet theksuar se Vllaznia ka bërë këtë sezon edhe një paraqitje mbresëlënëse në Ligën e Kampioneve të femrave, duke arritur deri në turin e 32-shes.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh