Egbo: Kukësi nuk ishte ndëshkimi i Zotit për “Bylisin”, nuk ishim ne mirë

Share Button

AlbanianSport.com 06/07/2020 20:55

ASNN – Kishte theksuar se çështja e aludimeve për trukime në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë me Bylisin, dhe natyrshëm, ishte e pashmangshme përballja me të njëjtën pyetje edhe pas humbjes së të premtes me Kukësin. “Nuk është se ka ndikuar shumë ndeshja me Ballshin, – ka deklaruar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo. – Në qoftë se do të kishte ndikuar, nuk të do kishim krijuar raste për shënim.” E, duke patur parasysh natyrën e tij besimtare, nigeriani është përballur edhe me një tjetër pyetje interesante: A besoni se Zoti i ndëshkon padrejtësitë? “Zoti është ai që bën punën e vet, – është përgjigjur 46-vjeçari.

“E lëmë atë të bëj punën e tij, – ka vijuar kreu i stolit bardheblu. – Kam ndërgjegjen time personale pas ndeshjes me Ballshin. Unë e shikoj si ndeshje normale që mund të ndodhë. Nuk kemi bërë asgjë keq. Shumë flasin, por asnjë nuk e di çfarë ka ndodhur. Menduam për të pushuar disa lojtarë për ndeshjen me Kukësin, plus edhe vapa ndikoi. Lojtarët nuk po mbaronin dot 90 minuta. Jemi detyruar të zëvendësojmë Hasanin dhe Halilin. Në qoftë se do të kisha Dokën, nuk do të prishja qendrën e mbrojtjes. Do ishte situatë tjetër. Deri diku jam i kënaqur, por nga rezultati i ndeshjes nuk jam i kënaqur. Kërçiku ka ikur vetë. Klubi nuk ka larguar asnjë lojtar.”

Egboja nuk e pranon se zëvendësimet ai i bëri me vonë, duke thënë: “Pjesa para ka luajtur për shumë kohë dhe është e vështirë që ta ndryshosh skuadrën. E rëndësishme është që të shfrytëzojmë rastet që kemi krijuar. Në qoftë se nuk shënon do të pësosh. Mendoj që Kukësi deri diku e ka merituar fitoren, por po të kishim shënuar të parët, minimumi kjo ndeshje do kishte barazim. Nuk kemi qenë në lojën tonë më të mirë. Po të kishim shfrytëzuar në maksimum rastet do të kishim marrë rezultat tjetër. Është hera e parë që e kam parë ekipin në këtë ditë. Nuk e shpjegoj dot. Ndoshta ndikuan edhe faktorët e tjerë dhe ndeshja e Kupës.”

“Energjitë negative që kanë ndodhur afër ekipit, – ka vijuar trajneri i Tiranës. – E filluam ndeshjen mirë, krijuam rastet, por nuk i shfrytëzuam në maksimum. Duhet të ishte ndryshe rezultati po të kishim shënuar.” Tanimë vjen derbi dhe ish-portieri nigerian e shikon atë si një mundësi për të bërë kthesën drejt titullit. “Do të shikojmë çfarë do bëjmë për të rikthyer entuziazmin, – ka thënë ai. – Jemi në vendin e parë dhe jemi 6 pikë para. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të futemi me një psikologji tjetër në derbin me Partizanin. Shpresoj që të marrim pikët që na duhen në fund të kampionatit, për të dalë “kampion”.”

Madje ish-lojtari i përfaqësueses nigeriane thekson se Tirana e tij i ka kaluar pritshmëritë. “Që në momentin që e kam marrë ekipin, nuk e kam thënë asnjëherë që Tiranë është “kampion”, – ka thënë Egboja. – Duhet që ekipi të jetë gjithmonë në ekuilibër dhe me këmbë në tokë. Në fund do të bëjmë llogaritë dhe duhet ta çojmë deri në fund këtë mision. “Kampion” nuk del për 90 minuta. Kur bie bilbili, atëherë fitohet ndeshja. Këtë gjë kam menduar ta fus në mentalitetin e çdo futbollisti. Duhen marrë ndeshjet një nga një. Ne kemi vlerësuar gjithmonë ndeshjet tona, nuk është e thënë që kanë fituar 3 herë me ne.”

“Nuk do të thotë që Kukësi është më i mirë se Tirana. Ata mund t’i fitojnë të 3 ndeshjet po mund në fund ne dalim “kampion””, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh