Moto GP / Lorencon thumbon “Hondën”: Pa motor, Markezi “e qan” titullin

Share Button

AlbanianSport.com 06/07/2020 19:00

ASNN – E ka ende shijen e hidhur të një zhgënjimi dhe nuk e ka humbur rastin për të thumbuar “ish”-ët e tij. Nëse Mark Markezi nuk do të ketë motorin e duhur, ai mund të humbasë titullin. Kështu ka thënë Horhe Lorenco për problemet që ka shfaqur motori i kampionit në fuqi të botës, që në testet e Sepangut dhe Katarit, para mbylljes për shkak të epidemisë. “Jamaha” dhe “Suzuki” janë shumë më mirë se “Honda”. Por, sidoqoftë, pista do të tregojë se si janë gjërat me motorët. Edhe pak ditë kanë mbetur, derisa të ndizen motorët në Herez, e të nisë Botërori i Moto GP-së, 4 muaj me vonesë për shkak të krizës së virusit korona.

Pista e vendosur në jug të Spanjës, e cila do të presë një provë të re të nivelit më të lartë të kësaj veprimtarie, do të jetë e para nga 8 pistat e tjera, ku do të zhvillohet Botërori i Motorëve. Në pritje të përgjigjeve nëse do të garohet edhe në Ostin në SHBA, Termas de Río Hondo në Argjentinë, në Hanoi në Vietnam dhe në Sepang të Malajzisë, për shkak të epidemisë së virusit Covid-19. Kjo është edhe koha e mbetur nëse teknikët e “Hondës” kanë arritur të zgjidhin problemet aerodinamike që motori “RCV213V” paraqitit në testet e Sepangut dhe Katarit gjatë këtij viti. Një pyetje kjo, përgjigjen e së cilës Lorenco e cilëson si faktorin kryesor që mund të vendosë “kampionin” e këtij viti.

Sepse, nëse motori  japonez nuk është konkurrues, Mark Márkezi do ta ketë shumë të vështirë për të mposhtur paraqitjen e “Jamaha”-s së Fabio Kuartararos dhe Maverik Vinjalesit, pavarësisht faktit se ai është piloti më i mirë në botë për momentin. “Është e qartë se Marku është favoriti, – ka thënë piloti spanjoll, duke folur për bashkëatdhetarin e tij. – Ai gjithmonë ka fituar që nga viti 2014. Tani për tani, Marku është mbi të tjerët dhe do të jetë shumë e vështirë për pjesën tjetër ta mundë atë, nëse gjërat nuk do të ndryshojnë. Dhe ndryshimin mund ta bëjë vetëm motori, që është shumë i rëndësishëm në Moto GP.”

“Nëse Marku ka disa probleme me motorin ose “Honda” nuk është mjaft konkurruese, ai mund ta gjejë veten në vështirësi kundër “Jamaha”-s së Kuartararos, i cili është shumë i fortë dhe i shpejtë, ose Maverikut, i cili tani është mjaft mirë edhe psikologjikisht, – ka vijuar 4 herë kampioni i botës. – Por nuk duhen harruar edhe Dovi, Valentino ose Rinsi me “Suzuki”. Pra gjithçka varet nga motori. Nëse “Honda” është konkurruese, Marku është favorit. Nëse diçka nuk shkon mirë te motori, ai mund të humbasë titullin”, – ka përfunduar Horhe Lorenco. Megjithatë, pas këtij pushimi të gjatë asgjë nuk është e qartë dhe se si do të shkojnë punët. Vetëm pista do ta tregojë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh