Gjergj Vyshka 05.12.2014 13:05
Mbrëmë, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër, ka përfunduar Kupa e Shqipërisë në boks për të rritur.
E parashikuar për tre ditë, kjo veprimtari ka përfunduar dje në mbrëmje, kjo dhe për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve nga klubet.
Vllaznia e Zef Gjonit, Jozef Sermit është fituese për të 20-tën herë nga 23 aktivitete të tilla që janë bërë deri më tani.
Në përgjithësi një aktivitet, i cili është ndjekur nga tifozët e zjarrtë shkodran, që e kanë pritur me brohoritje e gëzim të madh marrjen e këtij trofeu nga “dorezat” kuqeblu.
Kjo ka qenë veprimtaria e fundit kombëtare për 2014, kurse kështu Vllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë për të rritur.
Kupa e Shqipërisë në boks:
Rezultatet teknike të ditës së dytë
Pesha 52 kg Guri (Vllaznia) – Taramani (Flamurtari) (fiton boksieri shkodran me TKO)
Pesha 60 kg Kalemi (Tirana) – Zeneli (Flamurtari) 0-3
Pesha 64 kg Baboçi (Tirana) – Piranej (Vllaznia) 0-3
Pesha 69 kg Beqiri (Tirana) – Sorra (Arena) 2-1
Pesha 75 kg Barmeta (Tirana) – Çullhaj (Arena) (fiton me AB boksieri bardheblu)
Pesha 81 kg Kaçaj (Vllaznia) – Vashja (Kukësi) 3-0
Pesha 91 kg Xhediku (Teuta) – Demaj (Vllaznia) (fiton me AB boksieri bardheblu)
Pesha +91 kg Frroku (Flamurtari) – Hysa (Vllaznia) (fiton me AB boksieri shkodran)