Teuta / Martini: Duhet ta mundnim Kukësin, ndeshjet tani merren “me thonj”!

Share Button

AlbanianSport.com 02/07/2020 23:50

ASNN – Edhe pse homologu i tij në stolin e Kukësit, Orges Shehi, mendon se ishte skuadra verilindore e mbizotëroi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë në futboll, trajneri i Teutës, Edi Martini u shpreh se ishte skuadra e tij që duhej të fitonte duke parë rastet e shumta që krijoi. Duke folur pas barazimit 0-0 me Kukësin në takimin e parë të gjysmëfinales, shkodrani u shpreh se ekipi i tij e ka kuptuar tashmë që ndeshjet duhet të merren “me thonj”, të luftohet me sakrificë.

“Kur u bë mbledhja, kam qenë dakord me një takim, sepse dihet gjendja e lojtarëve dhe kalendari i ngjeshur, – ka thënë ai, duke këmbëngulur tek ideja e tij e formatit të gjysmëfinaleve të Kupës me dy takime. – Megjithatë, kështu vendosën klubet. Ndeshjet e kampionatit janë shumë afër.” Më tej, 45-vjeçari ka analizuar kundërshtarin e Kupës, por edhe skuadrën e tij, duke thënë: “Të them të drejtën, e kam parë Kukësin duke luajtur. Kemi disa ndeshje që bëjmë shumë mirë. Ndeshjet janë të ngjeshura.”

“Mundohemi të marrim topin shpejt të mos e lejojmë kundërshtarin të na vërë nën trysni, – ka vijuar Martini. – Më vjen keq për rastet e humbura. Nëse shënon në fushën kundërshtare, ke fat. Duhej të shënonim që të ishim më të qetë.” Shkodrani i stolit të bregdetarëve nuk ka dashur të flasë shumë për pretendimet e skuadrës së tij për 11-metërsh, por ka këmbëngulur se skuadra e tij duhej ta fitonte ndeshjen. “Kemi hyrë në valle, – ka thënë trajneri i Teutës. – Nuk kemi si ta lëmë përgjysmë.”

“Jam me idenë të shkojmë deri në fund në kampionat dhe Kupë, – ka theksuar Edi Martini. – Të përqendrojmë forcat te Skënderbeu ditën e hënë. Na duhet dhe fati!  Normalisht, grupi është paksa i reduktuar. Janë të favorizuar dhe ekipet e tjera që kanë stol të fortë. Ndeshjet e kanë kuptuar që duhet të merren me thonj. Më pëlqen shpirti, sakrifica.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh