(Video) Presidenti Meta dekoron 4 gazetarët e shquar të sportit shqiptar

Share Button

AlbanianSport.com 02/07/2020 20:25

ASNN – Bellova, Grillo, Shqarri dhe Dizdari nderohen në Ditën Botërore të Gazetarisë Sportive. 4 korifenj të gazetarisë sportive, asaj të shkruaj, televizive dhe radiofonike, janë nderuar me dekorata të ndryshme nga Presidenti Republikës, Ilir Meta. Ismet Bellova, Vladimir Grillo, Ahmet Shqarri dhe Besnik Dizdari janë nderuar në ditën botërore të gazetarisë sportive. Kështu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, kreu i shtetit Meta vlerësoi të enjten këta katër personalitete të shquara të gazetarisë sportive.

Presidenti i Republikës çmoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, zotin Ismet Bellova si “Një nga legjendat e mikrofonit të futbollit shqiptar. Komentatori sportiv me aftësi të shkëlqyera, i spikatur për kontributin e tij në përcjelljen e emocioneve të futbollit tonë. Ai përfaqëson emblemën e radio-kronikës sportive, forcën dhe bukurinë e saj”, si dhe gazetarin veteran të sportit, zotin Besnik Dizdari “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si gazetar, drejtues i gazetës ‘Sporti Popullor’ dhe shkrimtar në gjininë sportive”, – thuhet në motivacion.

“Me një karrierë të pasur shumëvjeçare, në pasqyrimin me vërtetësi të aktiviteteve sportive, i spikatur në veçanti për dokumentimin e trashëgimisë dhe sukseseve të sportit shqiptar”, – vijon motivacioni.

Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh”, Kreu i Shtetit vlerësoi zotin Ahmet Shqarri, me motivacionin “Për kontributin dhe punën e palodhur me të cilën i ka shërbyer sportit shqiptar, në pasqyrimin me profesionalizëm dhe plot dinamizëm, të ngjarjeve të mëdha sportive, autor i emisionit popullor dhe spektakolar nga njëra ndeshje në tjetrën, duke sjellë në familjet shqiptare gëzimin dhe emocionet e ndeshjeve të futbollit”, si dhe zotin Vladimir Grillo “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur gjatë ceremonisë solemne, Presidenti Meta theksoi: “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, kam sot kënaqësinë të vlerësoj kuartetin e nderuar të Profesorëve, Ismet Bellova, Besnik Dizdari, Ahmet Shqarri dhe Vladimir Grillo, këto personalitete të shquara të radiokronikës dhe gazetarisë sportive shqiptare, që në dekada kanë sjellë gëzim dhe emocione të fuqishme në familjet shqiptare, në një periudhë të vështirë për vendin, kur sporti ishte një nga kënaqësitë e pakta.”

“Kontributi i tyre dhe gazetarisë sportive ka qenë shumë i rëndësishëm për frymëzimin e gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve, – vijoi ai. – Me zërin, fjalën dhe penën e tyre ata skalitën ngjarje historike për sportin shqiptar, që edhe sot janë burim frymëzimi për të rinjtë dhe fëmijët që ëndërrojnë të prekin suksesin dhe fitoren në sport. Dua të shpreh mirënjohjen më të madhe për Profesor Ismet Bellovën, këtë legjendë të mikrofonit shqiptar. Për zotin Besnik Dizdari, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm në pasqyrimin e gjithë arritjeve të sportit tonë për dekada të tëra.”

“Për zotin Ahmet Shqarri, i cili mbante gjithë Shqipërinë të mbërthyer pranë “Radio Iliria” për të dëgjuar emisionin “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, – kujtoi Meta. – Por edhe për zotin Vladimir Grillo, që mezi prisnim të hënën në darkë për të parë emisionin “Rubrika Sportive” dhe përmbledhjen e gjithë aktiviteteve sportive të javës. Këto 4 personalitete me talentin, pasionin dhe përgjegjshmërinë e tyre, jo vetëm kanë transmetuar emocione të jashtëzakonshme dhe të fuqishme, por edhe kanë gdhendur ngjarjet, personalitetet dhe arritjet e sportit shqiptar.

“Duke i lënë trashëgim edhe për brezat e ardhshëm, si momente të frymëzimit drejt fitores, arritjeve, drejt shembujve më të mirë të suksesit, – ka theksuar Presidenti. – Sot për fat të keq, vëmendja ndaj sportit nuk është ajo që ishte atëherë, sepse kuptohet jemi në një sistem tjetër, por ne jemi shumë të interesuar që ta shtojmë vëmendjen për sportin. Kjo kërkon një cilësi gjithnjë më të lartë edhe të gazetarisë dhe informacionit sportiv. Kërkon një punë shumë të thellë, të studiuar, kërkon gjithashtu të përfitohet sa më shumë nga arritjet në fushën e gazetarisë sportive ndërkombëtare, ashtu si edhe këto personalitet u përpoqën në atë kohë, pavarësisht nga kufizimet, të sillnin sa më shumë risi, në mënyrë që rinia jonë të jetë më e përkushtuar ndaj sportit.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh