AlbanianSport.com 01/07/2020 19:25
ASNN – Olimpiakosi i kapiteni i Kombëtares kuqezi humbet 2-3 në shtëpi, synon rikthimin tek fitorja të enjten. Të martën është luajtur ndeshja e parë e çiftit të parë të gjysmëfinaleve të “play-off”-it për titull të kampionatit helen të meshkujve dhe volejbollisti shqiptar, Gazmend Husaj, është mundur me skuadrën e tij, Olimpiakosin, përballë Feniksit të Sirosit. Skuadra mike e ka fituar kështu duelin e parë në 5 sete, ndërsa takimin e dytë e luan të enjten në fushën e vet.
Përtej epidemisë së virusit korona, sporti po rikthehet dalëngadalë anembanë Evropës dhe një nga të paktat vende të kontinentit të vjetër që ka rinisur sezonin e mbetur pezull në volejboll është Greqia. Të martën është luajtur ndeshja e parë e çiftit të parë të gjysmëfinaleve të “play-off”-it për titull të kampionatit helen të meshkujve dhe volejbollisti shqiptar, Gazmend Husaj, është mundur me skuadrën e tij, Olimpiakosin, përballë Feniksit të Sirosit.
Skuadra mike e ka fituar kështu duelin e parë në 5 sete, ndërsa takimin e dytë e luan të enjten në fushën e vet. Në bazë të formulës së gjysmëfinaleve, skuadra që fiton dy nga 3 takimet kualifikohet për në finale. Skuadra mike e ka nisur më mirë, duke kryesuar vazhdimisht në setin e parë, 8-5, 16-12, 21-18 dhe duke e fituar atë 25-22. Por skuadra e kapitenit të Kombëtares kuqezi do të reagojë, duke mbizotëruar gjysmën e setit të dytë, 16-13, 21-14 dhe duke e fituar atë 25-23.
Edhe në setin e 3-të është e njëjta histori dhe skuadra vendase kryeson vazhdimisht, 8-6, 16-10, 21-17 dhe e fiton atë 25-20, duke kryesuar me sete 2-1. Olimpiakosi do të kryesojë edhe në setin e 4-t, duke patur mundësi ta fitojë dhe gjithë ndeshjen, por duke e shkuar dëm këtë mundësi, pasi skuadra mike e përmbys rezultatin dhe fiton 27-25. Kjo ka bërë që barazpesha e lojës të anojë në favor të Feniksit të Sirosit, që kryeson gjatë gjithë setit të 5-të dhe e fiton atë me pikët shtesë, 18-16, dhe gjithë ndeshjen 3-2.
Tanimë Hysajt dhe skuadrës së tij i duhet ta fitojë ndeshjen e dytë të enjten, për ta çuar gjithçka në duelin e 3-të dhe final disa ditë më pas e për të synuar vendin në finalen e madhe.