Moto GP, Lorenco-Zarko, një duet “në hije” për t’i rrëmbyer vendin Doviciozos

Share Button

AlbanianSport.com 30/06/2020 22:25

ASNN – Epidemia e virusit “Covid-19”, ka krijuar, për momentin, situata të pazakonta në shumë rrafshe të jetës dhe sporti nuk mund të bënte përjashtim. Kështu për shembull,  ndryshe nga të gjitha sezonet e deritanishme, ky i sivjetmi, që nuk ka nisur ende ka bërë që, në mungesë të garave në pistë, të intensifikohen garat në merkaton e pilotëve. Kështu, “Dukati” është prodhuesi i vetëm i motorëve në Kampionatin Botëror të Moto GP që ende nuk e ka përcaktuar 100% të ardhmen e skuadrës së tij zyrtare.

Me Xhek Millerin si pilotin e vetëm të konfirmuar për 2021-shin dhe Horhe Martín si një zëvendësues për australianin në skuadrën kliente të “Pramak”-ut, dy vendet bosh të mbetur te “Desmosediçi” janë një pasuri shumë e lakmuar. Themi dy, në vend të njërës, sepse mospërputhjet e kërkesës ekonomike midis markës bolonjeze dhe Andrea Doviciozos ende nuk kanë siguruar një marrëveshje për zgjatjen e qëndrimit të italianit në rajonin Emilia-Romanja.

E nga kjo situatë janë disa pilotë si Horhe Lorenco dhe Johan Zarko, të cilët duan të fitojnë një vend për të konkurruar në nivelin më të lartë të Moto GP-së. “I vetmi vend që mbetet është ai i Doviciozos tek “Dukati”, – ka thënë Zarkoja. – Por unë mendoj se është ai është i rëndësishëm për ta. Ai është një pilot që mund të arrijë në podium në çdo garë dhe për një ekip zyrtar është gjëja e duhur për të bërë. Për mua është një ëndërr, nëse krijohet mundësia që të konkurroj tek “Dukati”.”

Duhet kujtuar këtu se Lorenco ka pasur mosmarrëveshje të mëdha me Zarkonë, kur e akuzoi francezin për mungesë ndershmërie në dhënien e motorit të tij “Honda” në Valencia. Por sipas të përditshmes sportive spanjolle “AS”, Lorenzo ka më shumë se 50 % mundësi që të kthehet në kategorinë më të lartë të garave me motorë në 2021-shin me skuadrën italiane.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh