Agli Iliadhi, kur futbolli kalon nga babai, tek… e bija!

Share Button

AlbanianSport.com 29/06/2020 20:55

ASNN – Agli Iliadhi ka 11 vite që luan futboll, fillimisht si amatore, ndërsa tani si profesioniste e klubit të Apolonisë ku aktivizohet rregullisht në çdo ndeshje. Ëndrrën që ka për të pasur një karrierë të shkëlqyer në fushën e sportit ajo nuk dëshiron ta lërë në sirtar. Në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit në Internet (fshf.org) ajo rrëfen dëshirat, sakrificat dhe synimet që ka për të ardhmen.

Agli është pjesë e ekipit kombëtar të Nën-17-vjeçareve në futboll për femra, ku shkëlqeu edhe me paraqitjen e saj në “UEFA DEVELOPMENT TOURNAMENT”, që u zhvillua në muajin shkurt të këtij viti në Tiranë, në Stadiumin “Arena Kombëtare”, ku Shqipëria doli në vendin e parë, duke fituar të tria ndeshjet. Ajo aktivizohet edhe me ekipin kombëtar të Nën-19-vjeçareve.

 

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

– Dëshira ime për futbollin ka lindur që kur kam qenë e vogël, pra që në moshën 5-vjeçare. Në fillim stërvitesha me një grup djemsh në lagje dhe më pas ndjeja se si çdo ditë e më shumë luaja me më shumë pasion dhe kuptoja se sa shumë e doja këtë lojë.

 

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Babai im, ai ka qenë njeriu i parë që më ka afruar me futbollin. Duke qenë një njeri që vinte nga bota e sportit, pasi më parë ka luajtur dhe vetë futboll, ai ka qenë një mbështetje shumë e madhe për mua. Që në ditën e parë që kam prekur topin e futbollit me këmbë më ka dhënë besim që unë të vazhdoj e të luaj këtë lojë.

 

– Si stërvitesh, si punon? Na tregon pak nga puna jote e përditshme?

– Që prej 3 vitesh unë jam futbolliste e ekipit të Apolonisë së Fierit, ku stërvitem fort dhe punoj fort, jo vetëm në stërvitje, ku jap maksimumin tim, por edhe individualisht punoj shumë. Pushimi për mua nuk ekziston, pasi kam një ëndërr për të realizuar.

 

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Të them gjithçka nuk do ta besonit, por unë realisht kam sakrifikuar gjithçka për këtë lojë. Futbolli ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë i pari për mua.

 

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Si çdo njeri tjetër, edhe unë kam synime për të ardhmen. Por për momentin i vetmi synim që kam është të kem një karrierë të ndritur në fushën e futbollit. Nuk dua të jem si të tjerët, dua të jem ndryshe. Dua që të më shohin dhe të thonë: “Shikojeni atë, bëhu si Agli”. Dua që këtë pasion ta kthej në profesion dhe të mos lodhem kurrë nga kjo që po bëj. Ëndrra ime është të arrij të luaj jashtë Shqipërisë, në kampionatet e vendeve të mëdha evropiane.

 

– Cila është motoja jote ose mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?

– Unë jam ende e vogël për vete, por kam mësuar se nëse duam që të realizojmë ëndrrat tona, të vendosim paraprakisht qëllime. Pa qëllim nuk mund t’i realizojmë këto ëndrra. Pa punë dhe vullnet nuk mund të ecim përpara. Unë jam mërzitur shumë herë, por nuk kam ndaluar, sepse e di që gjërat e mira duan kohë që të vijnë.

 

– Cili është idhulli yt në Kombëtaren ideale?

– Idhulli im është babai im, Roland Iliadhi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh