AlbanianSport.com 28/06/2020 20:55
ASNN – Superliga e Kosovës në futboll për femra, që ishte ndërprerë për shkak të shpërthimit të epidemisë së virusit korona, ka kurorëzuar të dielën pasdite kampionen e re të këtij sezoni. Dhe janë futbollistet e klubit të Mitrovicës “kampione” të Kosovës, pasi kanë fituar duelin vendimtar ndaj skuadrës së Feronikelit.
Për shkak se të dyja skuadrat kishin pikë të njëjta në tabelë, nga 31 secila, dhe në pamundësi të vazhdimit të kampionatit në Superligën e femrave, Federata e Futbollit të Kosovë, kishte vendosur një ndeshje vendimtare për të përcaktuar fituesin në futbollin e femrave, pasi ndeshja e tyre e vetme direkte kishte përfunduar pa gola.
Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, dueli gjatë 90 minutave nuk dha fitues, pasi ndeshja u mbyll pa gola. Por në pjesën e parë të shtesave, futbollistja më e mirë e Kosovës, Kaltrina Biqkaj shënoi golin vendimtar për Mitrovicën, që fiton titullin e kampionit për herë të dytë.
Ky triumf KFF Mitrovicës i siguron kualifikimet e Ligës së Kampionëve edhe për këtë vit.