Futbolli – Femra / Feronikeli, për të parën, Mitrovica, për supremacinë

Share Button

Përshtatur nga Koha Ditore 26/06/2020 23:40

ASNN – KFF Feronikeli është themeluar para 3 vjetësh dhe ka rastin ideal për ta fituar titullin e kampiones së Kosovës në futboll për femra, që do të jetë i pari në histori të klubit. Por, ky nuk do të jetë aspak një mision i lehtë për futbollistet e Feronikelit që në ndeshjen vendimtare do të përballen me KFF Mitrovicën, kampionen në fuqi. Në fakt, KFF Mitrovica është “kampione” në dy edicionet e fundit dhe po kërkon titullin e 3-të radhazi në duelin kundër Feronikelit, që luhet të shtunën, duke nisur nga ora 16:00. në stadiumin “Riza Lushta”.

Kjo ndeshje është e vetmja që do të luhet në Superligën e femrave që nga pezullimi i garave në muajin mars për shkak të epidemisë së virusit korona. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), që ka rifilluar garat në Superligën e meshkujve dhe ka anuluar edicionin në kategoritë tjera, ka vendosur që tek femrat të luhet kjo ndeshje “finale” për titullin e kampionit. Kjo për faktin se të dyja ekipet kanë pikë të barabarta, nga 31 secila, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion, por Mitrovica është kryesuese, falë golaverazhit më të mirë.

Këtë edicion, këto ekipe kanë zhvilluar vetëm një ndeshje midis tyre, e cila ka përfunduar pa gola. “E kemi parasysh rëndësinë e kësaj ndeshjeje, në të cilën edhe do të vendoset titulli i “kampiones për këtë edicion”, – ka paralajmëruar kapitenia e Feronikelit, Feride Kastrati. “Për ne si ekip, – ka vijuar ajo, – është dueli me vendimtar i këtij edicioni dhe do të dalim në fushë vetëm për fitore. Jemi përgatitur mirë dhe besoj se do ta tregojmë fytyrën e vërtetë të një ekip që vërtetë e dëshiron titullin e “kampiones”.”

“Kështu që, do të japim më të mirën nga vetja për këtë trofe që, për më tepër, do të jetë i pari në histori të klubit”, – ka shtuar Kastrati. Në anën tjetër, te Mitrovica po synojnë ta vazhdojnë dominimin në futbollin e femrave të Kosovës edhe për edicionin e 3-të radhazi dhe këtë e pranon edhe trajneri Seid Onbashi. KFF Mitrovica këtë edicion e arriti edhe suksesin më të madh në veprimtaritë evropiane, duke u bërë klubi i vetëm që e kaloi me sukses fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve në futboll për femra, përpara se të eliminohet në turin e 16-shes.

E teksa Feronikeli do të jetë i plotë, Mitrovicës do t’i mungojë Edona Kryeziu, që është njëkohësisht edhe kapitene e përfaqësueses së Kosovës në futboll për femra. Por, pavarësisht kësaj, trajneri Onbashi pret që futbollistet e tij të festojnë në fund. “Është një ndeshje me peshë të madhe pasi vendos “kampionen” e Kosovës dhe pjesëmarrësin në Ligën e Kampioneve, – ka pohuar ai. – Jemi përgatitur mirë dhe jemi munduar t’i bëjnë disa ndeshje miqësore për ta mbajtur ritmin e ekipit që brenda 8 muajve ka luajtur vetëm një ndeshje zyrtare.”

“Është hera e parë që një ndeshje e vetme vendos për titull dhe si klub kemi kërkuar që të vazhdojë kampionati apo të ndërpritet për shkak se mendojmë se është nënçmim për ekipet e tjera, – ka thënë vijuar kreu i stolit të ekipit mitrovicas. – Edhe pse jemi favorit, duhet pranuar që Feronikeli ka një ekip shumë të mirë. Megjithatë, jam i bindur se titulli do të mbetet për vitin e tretë rresht në Mitrovicë.” Ndërkohë, në Shqipëri, Kampionati Kombëtar i Femra vazhdon dhe kanë mbetur edhe 4 javë deri në përfundim të tij, teksa Vllaznia kryeson e shkëputur 4 pikë nga ndjekësja më e afërt, Apolonia.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh