AlbanianSport.com 26/06/2020 21:25
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, janë plot 16 basketbollistë të NBA-së që kanë rezultuar pozitivë për virusin korona, ndërsa ky edicioni i kampionatit më të fortë të basketbollit në botë do të rifillojë më 30 korrik 2020. Të martën janë testuar 302 lojtarë.
Nga këta, 16 basketbollistët e prekur nga “Covid-19” do të qëndrojnë në izolim dhe duhet të konfirmohen të shëruar para se të kthehen në stërvitje. Stërvitjet individuale pritet të rifillojnë më 1 korrik 2020, ndërsa ekipet do të arrijnë në “Disney World Resort” në Florida, duke nisur prej 7 korrikut.
Në këtë kompleks do të zhvillohen të gjitha ndeshjet. Kampet stërvitore mbahen prej datës 9, deri më 29 korrik 2020. 13 skuadra të Konferencës Perëndimore dhe 9 skuadra të Konferencës Lindore do të luajnë nga 8 ndeshje secila për të përcaktuar renditjen për fazën e “play-off”-it.
Të gjitha 22 skuadrat do të qëndrojnë në kompleksin në fjalë në Florida, kurse ndeshjet do të luhen pa shikues.