AlbanianSport.com 26/06/2020 14:40
ASNN – Në fakt, është shndërruar në njëfarë “telenovele” e tipit “më do, s’më do…” çështja e rinovimit të Adrea Doviciozos me skuadrën e “Dukati”-t, por tanimë një përgjigje e sigurt vjen nga një burim po aq i sigurt. “Për mua, me 99% do të rinovojmë.” Manaxheri i Andrea Doviciozos, Simone Batistela, nuk ka shumë dyshime mbi fundin që do të kenë bisedimet për zgjatjen e kontratës mes pilotit italian dhe “Ducati”-t.
Por situata e krijuar nga epidemia e virusit korona dhe zërat që qarkullojnë për ndryshime në skuadër e kanë ngadalësuar arritjen e qëllimit. “Fillimisht diskutuam disa nga pikat e kontratës së 2020, për të evituar ndonjë mosmarrëveshje në 2021, – ka thënë Batistela. – Pas një sërë diskutimesh, nga ajo që kam kuptuar, “Dukati” ishte dakord, por më pas asgjë nuk u nënshkrua në letër.
“Për kontratën e re, kushti kryesor ishte oferta e re që do ta jepte “Ducati”, – ka vijuar ai. – Por kemi ende një muaj për të biseduar”. Ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i “Dukati”-t, Xhixhi Dal’Inja, kishte deklaruar se marrëveshja nuk është arritur ende për shkak të kërkesave të reja ekonomike të Doviciosos. Duket se skuadra e Borgo Panigales duhet të presë disa gara për të vlerësuar të gjitha mundësitë, për të arritur diçka konkrete.
Ndërsa Batistela, në të kundërt, kërkon të arrijë marrëveshjen e re, para fillimit të Botërorit të Moto GP-së, i përcaktuar të fillojë në 19 korrik 2020 në Herez të Spanjës. Duke parë situatën zërat për ardhjen e 4 herë kampionit të botës, Horhe Lorencos, si kandidati i mundshëm për të zëvendësuar Doviciozon, kanë krijuar pështjellim te skuadra italiane.