Edicioni i 68-të hedh shortin e gjysmëfinaleve, përcaktohen dy çiftet

Share Button

AlbanianSport.com 26/06/2020 13:55

ASNN – Siç ishte njoftuar, të premten, në orën 11:00, ka nisur hedhja e shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.  Kanë qenë emrat e 4 skuadrave në vazon dhe në goglat e shortit, 4 ekipet që u mësuar të mërkurën në mbrëmje, pas përfundimit të ndeshjeve të kthimit të çerekfinaleve.

Tirana 16 herë fituese, Teuta 3 herë, Kukësi dy herë dhe Bylisi që ka arritur një herë në finale, janë ekipet ende në garë. Sezonin e shkuar, e fitoi Kukësi Kupën e Shqipërisë, pasi mundi Tiranën në finale. Dhe shorti ka përcaktuar dy çiftet gjysmëfinale të këtij edicioni të veprimtarisë së dytë të futbollit në vend.

Ato janë Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana. Kësisoj, në teori të paktën, mund të kemi edhe një përsëritje të finales së vjetshme, që do të ishte gjithashtu edhe një përsëritje e duelit në distancë për titull këtë sezon midis kryeqytetasve dhe verilindorëve. Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve luhen më 2 korrik, ndërsa ato të kthimit, dy javë më pas, më 15 korrik.

Kupa e Shqipërisë, e cila është veprimtaria e dytë më madhore e futbollit në vend, ka luajtur edicionin e saj të parë në vitin 1938, me emrin “Kupa e Mbretit”, që ishte në fakt edhe i vetmi deri pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo rifilloi në vitin 1948, duke ndërruar edhe emrin dhe duke u njohur deri në vitin 1990 si “Kupa e Republikës”.

Që nga viti 1991, ajo njihet thjesht si “Kupa e Shqipërisë” dhe sezoni aktual, është edicioni i 68-të i saj. Tirana e ka fituar më shumë këtë trofe, 16 herë, duke qenë edhe 9 herë të tjera si finaliste e mundur. Pas saj renditen Partizani me 15 (8), Dinamo me 13 (6), Vllaznia me 6 (8), Flamurtari me 4 (8), Teuta me 3            (6).

Ndërkohë vijojnë Besa me 2 (6), Laçi me 2 (2), Kukësi me 2 (2), Elbasani (ish-Labinoti) me 2 (1), Skënderbeu me 1 (5) dhe Apolonia me 1. Pas shortit, përfaqësuesit e 4 klubeve u shprehën se synojnë të luftojnë deri në fund për ta respektuar edhe turneun e dytë më të rëndësishëm të futbollit në vend.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh