(Video) 23 qershori, një ditë kontrasti të hidhur në sportin shqiptar…

Share Button

AlbanianSport.com 25/06/2020 16:40

ASNN – Në Shqipëri ndalet basketbolli dhe volejbolli, në Kosovë hapet drita jeshile për publikun në sport. 23 qershori ishte një ditë e trishtuar për sportin shqiptar. Dy prej disiplinave më popullore të lojërave me dorë dhe, njëkohësisht, dy prej sporteve më popullore në vend pas futbollit, basketbolli dhe volejbolli, u detyruan ta mbyllnin zyrtarisht sezonin e lënë pezull që pas mesit të marsit, për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Ndonëse ishte shpresuar deri në fund për një dritë jeshile nga ana autoriteteve, një gjë e tillë nuk erdhi dhe volejbolli u detyrua të respektonte vendimin e marrë në Asamblenë e 12 qershorit, ku me shumicë votash, u ra dakord që sezoni të mbyllej pa shpallur “kampionë”. Ndërkohë, edhe pse nuk është shpallur ende zyrtarisht, edhe basketbolli e ka mbyllur sezonin, gjithashtu duke mos shpallur “kampionë”. Me pak fjalë, sporti ka kapitulluar dhe ky kapitullim vjen në kontrast të plotë me atë që po ndodh në anën tjetër të kufirit shqiptar.

Në të njëjtën ditë që lojërat me dorë mbyllën sezonin në Shqipëri, Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që detyronte zhvillimin e veprimtarive sportive pa praninë e publikut. Të martën në mbrëmje, Ekzekutivi e ka votuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili do të hyjë në fuqi, që nga 28 qershori 2020. Sipas Zemajt, ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve që ka marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Duhet theksuar se, ndryshe nga Shqipëria, ku po luhet vetëm futboll, Superliga e Kosovës në futboll, hendboll dhe volejboll, janë sportet e vetme kolektive që kanë rinisur veprimtaritë, për t’i mbyllur sezonet. Që nga lejimi i veprimtarive sportive, ndeshjet janë luajtur pa praninë e shikuesve, kurse nga e diela e 28 qershorit, nuk do nuk do të ketë më ndalesa nga organet shtetërore dhe u mbetet federatave përkatëse që të vendosin lidhur më këtë çështje, duke respektuar protokollet shëndetësore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh