AlbanianSport.com 24/06/2020 21:25
ASNN – Moto GP ende nuk ka zbritur në pistë për këtë sezon, por garat dhe konkurrenca jashtë saj vazhdojë ethshëm, sidomos në merkaton e pilotëve. Kështu, Mark Márkezi, Maverik Vinjalesi dhe Fabio Kuartararo ishin tre emrat që “Dukati” i shqyrtoi si mundësi për t’i patur në skuadrën e vet, në përpjekje për të shuar hapësirën e krijuar, pa fituar asnjë titull, prej më shumë se një dekade në Kampionatin Botëror të Moto GP-së. Por të 3 pilotët kthyen përgjigje negative, skuadrës italiane.
Duke e detyruar të hartojë një plan B, ndërsa presin të arrijnë një marrëveshje me Andrea Doviciozon, Xhek Milleri është piloti i vetëm që është zyrtarizuar mbi një motor “Dezmosediçi” për sezonin e ardhshëm. Vetëm 25 ditë para fillimit të Botërorit 2020 në pistën e Herez de la Fronteras, Çabati ka shqyrtuar situatën ku ndodhet “Dukati”. Refuzimet e Márkezit, Vinjalesit dhe Kuartararos, gjendja e negociatave me Andrean, interesi hipotetik i Horhe Lorenzo për t’u rikthyer në Bolonjë janë çështje që analizohen nga drejtori sportiv i ekipit italian.
“Nuk është e vërtetë që Dovizioso mendon të largohet nga ne, – ka thënë ai. – Nëse Markez nuk do të ekzistonte, “Dovi” do të kishte fituar 3 tituj. Ne mendojmë se Millero ka një talent të madh dhe me të mund të bëjmë një hap cilësor drejt arritjes së synimit. Me Markezin kemi kontaktuar, por ai na the prerë se përparësia e tij është të qëndrojë te “Honda”. Dhe japonezët e kanë mbrojtur atë me një shifër që shkon deri në 15 milion Euro në vit. Ndaj nuk kemi ç’të bëjmë.”
“Quartararo ishte një qëllim shumë i vështirë për tu arritur, ai dëshironte të qëndronte te “Jamaha”, – ka vijuar Çiabati. – Atij iu ofrua një kontratë 2-vjeçare atje dhe ai është i kënaqur. Të mos harrojmë që është vetëm 20 vjeç. Kur të bëhet 23, atëherë do të dijë të marrë vendime më të pjekura. Me Vinjalesin, gjërat ishin të ndryshme. Ai kishte një propozim direkt nga Japonia, ku iu ofrua të ishte pilot i parë. Pas kaq vitesh nën hijen e Valentino Rosit, kjo ishte një mundësi e mirë për të padyshim.”