Formula 1, “Ferrari” nis përgatitjet, Feteli & Lëklerku shkrydhin muskujt në Muxhelo

Share Button

AlbanianSport.com 24/06/2020 19:55

ASNN – Tanimë që po afrohet më në fund edhe data e shumëpritur e nisjes së këtij sezoni që u shty në skajet më të fundme të pritjes, skuadrat dhe makinat e Formula 1 “po ngrohin motorët”, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Kështu, “Ferrari” ka nisur të kryejë testet e para, me dyer të mbyllura në Muxhello, me pilotët e vet, Sebastian Fetel dhe Sharl Lëklerk. Të dy kanë patur në dispozicion një “SF71H”, makinë kjo e përdorur në sezonin e 2018-ës.

Feteli dhe Lëklerku po praktikohen për të qenë gati për nisjen e Botërorit të Formulës 1, në 5 korrik në Austri, në pistën e “Red Bull Ring”-ut. E duke qenë se ka qenë një makinë e përdorur më parë, tek “Ferrari” nuk u përqendruan tek paraqitja e makinës, por kërkuan të provonin rezistencën fizike të dy pilotëve, pas disa muajsh pushim të Formulëss 1. Kjo falë edhe karakteristikave të njohura tashmë të pistës së Muxhellos, si edhe temperaturave të larta në Toskanë.

Dita e provave i shërbeu skuadrës edhe për të kryer të gjitha procedurat anti-“Covid-19”, që duhet të respektohen gjatë fundjavës së garave. Në fillim ka dalë në pistë Feteli, duke kryer të gjitha kilometrat e një gare të mirëfilltë, e më pas Lëklerku. Ky i fundit për herë të parë drejton një makinë të Formula 1 në Muxhelo. “Isha i lumtur që drejtova një makinë pas një pushimi më të gjatë, nga ai që jemi mësuar gjatë dimrit, – ka deklaruar Sebastian Feteli.

“I lumtur edhe që takova të gjithë djemtë e skuadrës, – ka vijuar gjermani. – Ishte bukur që u riktheva të përjetoj disa ndjesi, të cilat t’i përcjell vetëm një pistë spektakolare si kko. Besoj se Muxhelo e meriton të presë një Çmim të Madh të Formulës 1. Nuk garoja këtu prej 8 vitesh, e m’u desh të përshtatesha disi me frenimin në disa kthesa.” Tepër entuziast ka qenë edhe Sharl Lëklerku. “Sa bukur që u riktheva në pistë, më mungonte me të vërtetë!” – ka pohuar piloti i ri nga Montekarlo.

“Në pistën spektakolare të Muxhelos, të drejtoja për herë të parë një makinë të Formula 1, e bëri ditën edhe më të bukur, – ka shtuar ai. – Tani të shikojmë se si do ta nisim këtë sezon. Duke filluar nga java tjetër do të merremi më seriozisht.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh