Hallaçi: Objektivat e Kukësit në Kupë dhe kampionat nuk kanë ndryshuar

Share Button

AlbanianSport.com 24/06/2020 14:10

ASNN – Përtej një bojkoti që u përpoqën ta mbajnë në heshtje, duke e kompensuar me një “kundërsulm frontal” të presidentit të nderit, Safet Gjici, nëpër gazeta dhe studio televizive, gjendja tek Kukësi mbetet e nderë, teksa skuadra verilindore përgatitet për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë me Apoloninë. Dhe, në daljen para medieve të martën, zv/trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, ka folur preferuar t’i referohet përballjes me fierakët, ku verilindorët do të shkojnë për të mbrojtur atë fitore 2-1 të arritur në fushë të hua në ndeshjen e parë.

“Kemi marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, e kemi vlerësuar kundërshtarin edhe pse është një kategori më poshtë, – ka deklaruar të martën ish-futbollisti, tanimë pjesë e personelit teknik të Kukësit. – Do ta vlerësojmë njëlloj edhe të mërkurën, pasi kundërshtari ka një ekip të fortë. Jemi përgatitur mirë për ndeshjen e nesërme. Ndeshjet në Kupë kanë specifikë tjetër dhe nuk lejohet hapi fals. Besoj se do të kualifikohemi, e meritojmë.”

Nr. 2 i stolit kukësian nuk e fsheh se skuadra ka marrë një goditje në betejën e saj në kampionat, por nuk pranon të dorëzohet. “Kemi humbur kundër Laçit, pretendonim të fitonim që të ishim më afër Tiranës, por nuk ia dolëm dot, – ka pohuar 36-vjeçari. – Objektivat janë ende, edhe në kampionat edhe në Kupë. Do të luajmë të mërkurën dhe pastaj do të mendojmë për Bylisin. Ndoshta do të pushojnë 1-2 lojtarë për ndeshjen e kampionatit, por 90% skuadra do të jetë e plotë, për të marrë një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e kthimit.”

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së të hënës, përtej ankesave për gjykimin, presidenti Gjici ka vënë pikat mbi “i”, duke nxjerrë përgjegjësitë e rezultateve të Kukësit. “Ne kemi bërë shumë gabime, u mundëm drejtpërdrejt, – ka deklaruar ai në një lidhje direkte në një emision sportiv. – Gafat që kemi bërë mblidhen në fund dhe del ky rezultat. Përgjegjësia kryesore është e lojtarëve dhe pastaj edhe te stafi. Pastaj kanë ndikuar edhe këto gjërat e jashtme.”

“Kanë ndikuar disa faktorë, – ka vijuar kreu i klubit verilindor, njëkohësisht edhe kryetar Bashkie i Kukësit. – Kemi luajtur çdo ndeshje jashtë. Nuk jam i kënaqur me disa nga lojtarët që janë marrë me bujë. Kemi pasur rezultate të mira, por kemi bërë disa hapa fals në disa ndeshje që i kemi pasur të fituara. Ndoshta ka gabuar stafi, ndoshta lojtarët. Në fund numërohen pikët dhe ja ku jemi.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh