Kategoria Superiore ende larg, por Lushnja bën “gol” në… financa!

Share Button

AlbanianSport.com 22/06/2020 21:40

ASNN – Natyrisht që financat janë vendimtare për suksesin në futbollin e sotëm. Dhe kjo merr më tepër vlerë në një mjedis hibrid, si ai i futbollit shqiptar, ku një pjesë e skuadrave varen ende nga pushteti vendor e më, konkretisht, nga Bashkitë. Dhe një nga klubet më të spikatura të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë së Parë, Lushnja, ka marrë një lajm të mirë të martën, pasi i janë akorduar plot 520 milionë për skuadrën.

Bashkia e Lushnjës, si aksionere e vetme e klubit të futbollit, duke zotëruar 100% të kapitaleve, ka parashikuar një fond prej 520 milionë lekësh (të vjetër) për vitin 2020. Nga kjo shumë, 400 milionë lekë (të vjetër) janë të ardhurat nga bashkia, ndërsa 120 milionë janë të ardhurat nga burime sekondare. Kjo është pa dyshim një shumë e konsiderueshme për një klub të Kategorisë së Parë, ku Bashkia e qytetit mban peshën kryesore.

Siç dihet klubi myzeqar nuk ka një sponsor zyrtar, ndërsa donacionet arrijnë në shifrën prej 34 milionë lekëve të vjetra. Që nga 6 shtatori i vitit 2013, klubi i futbollit të Lushnjës funksionon me të ardhurat e veta dhe me të ardhurat që i kalon Bashkia në formën e subvencionimit. Sipas informacioneve që ka përcjell njësia vendore, projekt-plani financiar i vitit 2020 është hartuar duke marrë në konsideratë mirëfunksionimin e sh.a-së dhe arritjen e rezultateve të ekipit.

Në fakt, skuadra lushnjare bëri një paraqitje të mirë në dy fazat e parë të grupit B, apo grupit të Jugut të Kategorisë së Parë, duke e mbyllur në vendin e 3-të të renditjes, me 35 pikë, dy më pak sesa Apolonia dhe 4 më pak sesa Pogradeci. Por lagunarët nuk kanë arritur të përfitojnë në dy javët e para të fazës së 3-të, ku janë përfshirë në grupin që lufton për ngjitjen në Kategorinë Superiore, duke mbetur në vendin e 3-të, tanimë në kuotën e 38 pikëve.

Lushnja ka një më pak sesa Pogradeci i vendit të dytë, por 5 pikë prapa Apolonisë kryesuese, nga e cila u mund 1-3  para një jave midis polemikave mbi gjykimin. Sidoqoftë, lajmi për miratimin e këtij buxheti pritet t’i japë një shtysë pozitive gjendjes në klubin lushnjar, për të synuar, në mos që këtë sezon, të paktën sezonin e ardhshëm, rikthimin në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

AlbanianSport.com 13/03/2024 19:20 ASNN – Ka ardhur si një rrufe në qiellin bardheblu, por vetëm

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh