(Video) Kombëtarja / Mësohet kalendari i plotë i kuqezinjve në Ligën e Kombeve

Share Button

AlbanianSport.com 22/06/2020 20:10

ASNN – Organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, ka zyrtarizuar kalendarin e rishikuar të veprimtarisë së dytë të përfaqësueseve, Ligës së Kombeve të Evropës, që në 1/3-ën e fundit të këtij viti do të nisë edicionin e saj të dytë. Siç dihet shorti e ka vendosur Shqipërinë në grupin e 4-t të nivelit të 3-të të kësaj veprimtarie, që njihet si Liga C, dhe  përballë do të ketë një sfidë ish-sovjetike në trajtën e Bjellorusisë, Lituanisë dhe Kazakistanit.

Dhe kuqezinjtë e nisin gjithçka në mbrëmjen e së premtes së 4 shtatorit 2020, në orën 20:45, në Minsk ndaj Bjellorusisë vendase, për të vijuar të presin në Tiranë Lituaninë 3 ditë më pas, në të njëjtin orar. Një tjetër udhëtim i gjatë e pret Kombëtaren mëse një muaj më pas, më 10 tetor 2020, për t’u përballur në Kazakistan me përfaqësuesen vendase, në takimin që nis në ora 15:00. Dhe nga skaji lindor i Evropës, skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Reja, do të udhëtojë drejt skajit verior.

Më saktë, drejt Vilniusit, ku, duke nisur nga ora 20:45, kuqezinjtë do t’i kthejnë vizitën Lituanisë vendase më 13 tetor 2020, për ta mbyllur pjesëmarrjen e tyre në grupin e 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës me dy sfidat e 10-ditëshit të dytë të nëntorit, që do t’i luajë në fushën e vet. Fillimisht, Shqipëria do të presë Kazakistanin, në takimin e 12 nëntorit, që nis në ora 20:45, për ta ulur siparin me përballjen e 3 ditëve më pas me Bjellorusinë, që nis në ora 15:00.

 

Liga e Kombeve të Evropës

Liga C

 

Grupi 4

 

Të premten, 4 shtator 2020:

Bjellorusi – Shqipëri                         (20:45)

 

Të hënën, 7 shtator 2020:

Shqipëri – Lituani                             (20:45)

 

Të shtunën, 10 tetor 2020:

Kazakistan – Shqipëri                      (15:00)

 

Të martën, 13 tetor 2020:

Lituani – Shqipëri                             (20:45)

 

Të enjten, 12 nëntor 2020:

Shqipëri – Kazakistan                      (20:45)

 

Të dielën, 15 nëntor 2020:

Shqipëri – Bjellorusi                                     (15:00)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh