Kuqezinjtë e topkëmbës, fundjavë përgjithësisht pozitive në Evropë

Share Button

AlbanianSport.com 22/06/2020 20:10

ASNN – Fitore për Gjimshitin, Çekiçin, “koloninë” e Zagrebit e atë të Danimarkës, zhgënjim për Balën, Cikalleshin e Xhakën. Ka qenë një fundjavë mes rikthimesh, përmbysjesh fitoresh, ndëshkimesh por edhe zhgënjimesh kjo e kaluara për futbollistët kuqezinj nëpër Evropë. Në Itali, kampionati ka rinisur në mënyrën më të mirë të mundshme për mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshiti, teksa ka gjetur golin për ekipin e tij, duke i dhënë kështu epërsinë. Mbrojtësi shqiptar shënoi në minutën e 16-të, ndërsa Atalanta fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Sasuolos, duke konsoliduar vendin e 4-t në renditjen e Serisë A.

Ndërkaq, fitore kuqezi ka patur edhe në Kroaci, ku Lokomotiva e Zagrebit ia ka dalë të mposhtë Hajdukun, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për Hajdukun, por kryeqytetasit shënuan dy herë në të dytën dhe fituan 3-2. Indrit Tuci, të cilit i ishte mohuar më herët një gol, barazoi për vendasit në minutën e 66-të, dhe Lokomotiva ia ka dalë të përmbysë rezultatin, me golin e shënuar në minutën e 7-të shtesë. Me këtë fitore Lokomotiva e shqiptarëve shkon në kuotën e 53 pikëve, duke kaluar pikërisht Hajdukun dhe tashmë renditet e dyta, pas Dinamos së Zagrebit.

Edhe në nivelin e dytë të kampionatit danez të futbollit, Vejle ka marrë një fitore me përmbysje, 5-3, ndaj skuadrës së Hvidovres. Te Vejle aktivizohet disa lojtarë shqiptarë, dhe dy prej tyre që kanë qenë protagonistë në takimin e së dielës. Në fillim, mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, ka shënuar një autogol në portën e tij në minutën e 20-të, por vetëm 1 minutë më vonë, ishte talenti tjetër shqiptar Arbnor Muçolli, i cili shënoi për Vejlen dhe i dha epërsinë e përkohshme 2-1. Vejle e ka siguruar praktikisht vendin në elitën e futbollit danez sezonin e ardhshëm, pasi kryeson e shkëputur me 54 pikë, 9 më shumë se ndjekësja më e afërt.

Në Slloveni, Endri Çekiçi ka luajtur vetëm në pjesën e parë të fitores minimale të skuadrës tij, Olimpijas së Ljubljanës, në fushën e Domzhales, fitore që e mban skuadrën kryeqytetase në krye të renditjes së kampionatit slloven të futbollit. Ndërkaq, ka qenë një ditë jo e diela për sulmuesin e Kombëtares, Bekim Balaj, i cili është ndëshkuar me karton të kuq. Sulmuesi i cili aktivizohet me Sthurmin e Gracit në Austri, është ndëshkuar 2 herë me karton të verdhë, brenda 3-1 minutave të para, duke e Lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Dhe skuadra e Balës është mundur me rezultatin 0-2 përballë Linzer ASK-së.

Edhe skuadra e Sokol Cikalleshit, Akhisarspori, është mundur 1-3 në fushën e Altait, në takimin e javës së 29-t të nivelit të dytë të kampionatit turk të futbollit. Ekipi i Cikalleshit është tronditur në fakt nga rezultimi pozitiv për “Covid-19” i dy futbollistëve dhe 10 personave të tjerë nga personeli i klubit. Në Zvicër, kapiteni Taulant Xhaka nuk ka arritur ta udhëheqë Bazelin e tij drejt fitores në fushën e Luzernës, përkundrazi, duke u mundur 1-2 përballë vendasve dhe duke kompromentuar vendin e 3-të, që është i fundit që të çon në Evropë. Një tjetër lajm i keq në fundjavë për futbollistët kuqezinj, ishte edhe dëmtimi i portierit Etrit Berisha, i cili ka dëmtuar dorën e djathtë dhe, sipas të gjitha gjasave, e ka mbyllur këtu sezonin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh