AlbanianSport.com 21/06/2020 20:55
ASNN – Është mbyllur të dielën edhe jave e 13-të e topkëmbës së vajzave dhe Vllaznia nuk ndalet, por Apolonia e ndjek. Plot 39 gola janë realizur në 5 ndeshjet e kësaj jave dhe vajzat kuqeblu e çojnë në 116, fieraket në 117 diferencën e golave të shënuar dhe të pësuar, por diferencat midis ekipeve janë të dukshme.
Vllaznia ka korrur edhe fitoren e 13-të radhazi në kampionat dhe tashmë i duhen edhe 3 të tjera në 5 javët që kanë mbetur, për t’u kurorëzuar si “kampione” e Shqipërisë për të 7-ën herë radhazi. Pasditen e së dielës, skuadra kuqeblu ka fituar me rezultatin e thellë 10-0 në “derbin” me ekipin “Juban Danja”.
Lufo që në minutën e 3-të e më pas Gjini dy herë, Bajraktari, Shala, Doçi e Franja duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 7-0. Në të dytën do të shënonte 14-vjeçarja Borci, por edhe Doçi dhe Gjini, e cila plotëson kështu 3-golëshin e saj vetjak në këtë ndeshje
Me këtë fitore, Vllaznia kryeson renditjen me pikë të plota 39 pas 13 fitoreve të arritura
ndërkohë që golaverazhi i saj është fantastik prej 118 golash të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Kështu, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund, Vllaznia duket se po ecën e sigurt drejt titullit “kampion” të radhës.