AlbanianSport.com 18/06/2020 23:10
ASNN – Vizita në qendrën kryesore të KTM-së duket se ka vendosur të ardhmen e Danilo Petruçit në Moto GP-së, gjithnjë në përfundim të këtij sezoni, ku ai do të vazhdojë të drejtojë një “Dukati”. Në mungesë të rinovimit të kontratës me skuadrën italiane, e cila përfundon në 2021, duket se Petruçi do ta vazhdojë karrierën e tij në Moto GP me një KTM.
Kështu ka konfirmuar menaxheri i tij Alberto Vergani. “I jemi mirënjohës “Dukati”-t që ka bërë shumë në rritjen e Danilos si pilot dhe e bëri të fitojë disa gara, duke e bërë të tërheqë vëmendjen për skuadrat e tjera, – ka deklaruar ai. – Vizita që bëmë në fabrikën e KTM-së, ishte mjaft domethënëse. Kjo mundësi na u dha, falë mungesës së garave gjatë kësaj periudhe.”
“Na shërbeu për t’u njohur me shumë njerëz me të cilët do të kemi të bëjmë në të ardhmen, – vijoi Vergani. – KTM-ja është duke pritur në fakt se çfarë do të ndodhë me Pol Espargaronë, pas deklarave të “Hondës”, për ta marrë atë në 2021-shin, në vend të Aleks Markezit. Jemi në prije të lëvizjeve të fundit.” Nëse arrihet marrëveshja me KTM, për Petruçin do të jetë një rast i mirë për të treguar përvojën e tij 10-vjeçare në Moto GP.