AlbanianSport.com 18/06/2020 18:40
ASNN – Ka qenë një nga rastet më bujshme të abuzimit shumëvjeçar me postin në një organizëm sportiv ndërkombëtar dhe natyrshëm që nuk mund ta kalonte edhe aq lehtë. Dhe janë plot 4 vite burg dhe një gjobë prej 500 mijë euro. Kjo është kërkesa që ka bërë prokuroria në gjyqin po zhvillohet në Francë, ndaj ish-presidentit të Federatës Botërore të Atletikës, Lamin Diak.
87-vjeçari nga Nigeria, akuzohet për korrupsion, marrje dhe dhënie rryshfeti. Por akuza më e rëndë për të është ajo se mbuloi analizat e dopingut për atletët rusë në këmbim të pagesës. Në këtë mënyrë ata arritën të nënshkruanin kontrata shumëmilionëdollarëshe të sponsorizimit. E mbi të gjitha, këta atletë arritën të marrin medalje në Lojërat Olimpike të Londrës.
Për të gjitha këto, prokuroria në gjyqin po zhvillohet në Francë, ka kërkuar që Lamin Diak të vuajë dënimin prej katër vitesh burg dhe të gjobitet maksimalisht me 500,000 Euro.