AlbanianSport.com 17/06/2020 12:40
ASNN – E ka patur Shqipëria dikur dhe duket se taninë Edi Rejapo “vajton” atë që ai në mënyrë të tërthortë e cilëson si gabim të paraardhësve të tij që e lanë të braktiste fanellën kuqezi. Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka patur vetëm fjalë të mira për mbrojtësin kosovar, Amir Rrahmani, dhe e ka përgëzuar Napolin për blerjen e tij
“Amir Rrahmani është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali”.Kështu mendon trajneri i Kombëtares shqiptare, Veterani italian e ka përgëzuar Napolin për transferimin e qendërmbrojtësit nga Kosova, i cili këtë sezon po luan me sukses tek Verona. “Rrahmani është një lojtar i shkëlqyeshëm, – është shprehur Reja për “Radio Kiss Kiss”. – Edhe pse ai është ideal kur ekipi luan me 3 mbrojtës në qendër, Napoli ka bërë mirë që e ka blerë. Napoli e ka marrë njërin prej mbrojtësve më të mirë të kampionatit italian.”
26-vjeçari u transferua verën e kaluar në Serinë A, duke ardhur nga Dinamo e Zagrebit. Në janar Napoli bleu atë dhe futbollisti do t’i bashkohet klubit të ri gjatë verës. Në të kaluarën, Rrahmani ka luajtur për Kombëtaren shqiptare, por më pas i ishte bashkuar përfaqësueses së Kosovës, ku është shndërruar në një lojtar mjaft i rëndësishëm.