AlbanianSport.com 17/06/2020 11:55
ASNN – Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta mbajë mbledhjen e sotme me video-konferencë në dy pjesë, në pasdreken e së mërkurës, me 17 qershor nga ora 12:00 deri në orën 15:00 dhe në mëngjesin e së enjtes 18 qershor nga ora 09:00 deri në orën 11:00. Ndër pikat më të rëndësishme në axhendë gjatë ditës së parë janë:
- Përditësimi i garave për klube
- Liga e Kampioneve dhe Liga e Evropës 2019-2020, fati i sezonit aktual, nga turi i 16-shes e më pas dhe vendimet e lidhura me to.
- Liga e Kampioneve dhe Liga e Evropës 2020-2021, turnet eliminatorer, “play-off”-et dhe fazën e grupeve.
- Liga e Kampioneve 2019-2020 në futboll për femra, fati i sezonit aktual, nga çerekfinalet e më pas.
- Liga e Kampioneve 2020-2021 në futboll për femra, kalendari
- “UEFA Youth League” 2019-2020, fati i sezonit aktual, kalendari për fazat e mbetura
- Përditësimi i garave për ekipet përfaqësuese
- Vendet pritëse dhe kalendari i UEFA EURO 2020
- “Play-off”-et e EURO 2020-ës dhe faza e grupeve e Ligës së Kombeve të Evropës, 2020/21, riprogramimi i sezonit aktual.
- Kampionati Evropian i Nën-21-vjeçarëve 2019-2021, kalendari dhe formati
- Kampionati Evropian për Femra i Nën-17-vjeçareve 2019-2020 dhe Kampionati Evropian Under i Nën-19-vjeçareve 19, kalendaret dhe formatet
- Përditësimi i garave të futsal
- Pikat më të rëndësishme në axhendë të ditës së dytë janë:
- Botërorr 2022, procedura e shortit për ndeshjet eliminatore
- Rregullorja e licencave për Klube dhe Loja e Ndershme Financiare (“Fair Play Financiar”)
- Udhëzimet e UEFA-s për goditjet me kokë
- Aktiviteti i mediave
Një konferencë shtypi online, me praninë e presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, është në program në përfundim të ditës së parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që fillon rreth orës 15:30. Konferenca e shtypit do të transmetohet drejtpërdrejt nga adresa e internetit UEFA.com.
Në përfundim të ditës së dytë të mbledhjes nuk do të ketë konferencë shtypi dhe të gjitha vendimet e marra do të lajmërohen nëpërmjet komunikatave të shtypit.