AlbanianSport.com 16/06/2020 23:10
ASNN – Novak Gjokoviçi e ka shijuar në maksimum turneun “Adria Tour”, të zhvilluar në Serbi, ku morën pjesë edhe Aleksandër Zverevi, Grigor Dimitrovi dhe Dominik Timi. Por të hënën, tenisti serb është takuar me basketbollistin e Partizanit, Nikolla Jankoviç, i cili ka rezultuar pozitiv për “COVID-19”. Kjo gjë ka alarmuar ATP-në, sepse numri 1 i tenisit në botë.
Kjo sepse, pas këtij takimi, ai ka marrë pjesë në një ngjarje publike pa marrë asnjë lloj mase sanitare, duke mos zbatuar distancën dhe pa maskë. E në turneun “Adria Tour”, në mjediset e Qendrës së Tenisit së Gjokoviçit, ai është përshëndetur me kolegët e tij, të cilët nuk e dinin se kë kishte takuar më parë fituesi i 17 turneve madhorë, të njohur ndryshe si “Grend Slem”-e.
Ai u takua edhe me gjyqtarët e ndeshjeve, me djemtë që mbledhin topat e tenisit, ka qenë shumë pranë 4,000 spektatorëve që ndoqën ndeshjet dhe me gazetarët. Të gjitha këto ndodhën pasi ai ishte takuar me basketbollistin e infektuar, megjithëse Novak nuk ishte në dijeni për këtë problem të Jankoviçit. Mundësia që ai të jetë infektuar nga virusi korona, shton edhe më shumë pasigurinë për pjesëmarrjen e tij në turneun e radhës, “US Open”.