AlbanianSport.com 16/06/2020 20:55
ASNN – Përtej epidemisë së shkaktuar nga virusi korona, që kaprekur edhe vendet e Gjirit Persik, futbolli vazhdon të mbijetojë, madje edhe të vendosë gurë kilometrikë për të ardhmen e tij. I tillë ka qenë ai i sotmi ku është mësuar Katari ka përuruar stadiumin e tij të ri për Botërorin 2022, por jo me një ndeshje të luajtur futbolli, kjo për shkak të masave kundër “Covid-19”. Me maska dhe doreza, muzikantët e Orkestrës Filarmonike të Katarit, luajtën një pjesë orkestrale në terrenin e Stadiumit të Ri të mbiquajtur “Qyteti i Arsimit (Education City Stadium), në një klip të transmetuar për të shënuar hapjen e tij.
U interpretua ndërsa shfaqeshin imazhe të mjekëve dhe punëtorëve të tjerë të vijës së parë të shëndetësisë dhe jetës. “Ky është një mesazh shprese dhe vërtet, një falënderim i madh për punëtorët e frontit të parë në të gjithë botën”, – deklaroi kreu ekzekutiv i Botërorit 2022, Naser al-Khater, pas përurimit. “Është një shenjë e vogël vlerësimi për ta”, – shtoi ai. “Qyteti i Arsimit” është i dyti nga 7 stadiumet që po ndërtohen nga e para për turneun e vitit 2022.
Në prill, rastet e virusit korona u konfirmuan tek punëtorët në 3 prej stadiumeve në ndërtim. Kjo e ka vënë edhe një herë theksin tek vështirësinë për të parandaluar përhapjen e virusit në mesin e punëtorëve që jetojnë dhe punojnë në afërsi. Naseri këmbënguli që “më shumë se 80 % e infrastrukturës së kërkuar për vitin 2022 tani është e plotë. Krahas videoklipit muzikor, një shfaqje piroteknike si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit u përdor për të shënuar përfundimin e tij.
Ndërkohë, në një video-mesazh të tij, Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i falënderoi ata për punën që kanë bërë në mes të luftës kundër epidemisë së “COVID-19”. Stadiumi “Qyteti i Arsimit”, është emëruar kështu për shkak të universiteteve që ka përreth dhe kampuset kërkimore. Ai do të presë ndeshjet e fazës së grupeve, deri në çerekfinale.