Moto GP / Rinisja e sezonit, një “rebus” japonez pas “Covid-19”-ës?

Share Button

AlbanianSport.com 14/06/2020 21:10

ASNN – Kur u duk se Kampionati Botëror i Moto GP-së, ishte përsëri në rrugën e duhur, me një kalendar zyrtar që do të përbëhet nga 12-13 gara, duke lënë pas të gjitha pasiguritë e krijuara nga kriza e shkaktuar nga virusi “COVID-19”, tani janë fabrikat e prodhimit të motorëve që nuk janë në gatishmëri të përballen me pasojat e situatës së re të krijuar nga epidemia.

Megjithëse udhëzimet e kompanisë që zotëron të drejtat e këtij kampionati. “Dorna Sports”, për t’u rikthyer në punë kufizuan numrin e të punësuarve, vetëm 45 për secilin ekip të Moto GP-së, fabrikat japoneze mund të dëmtohen nga një evolucion asimetrik i epidemisë në secilin vend, gjë që do t’i privojë skuadrat nga pajisjet e tyre të zakonshme gjatë sezonit.

Në Azi, lëvizshmëria nuk është e justifikuar me “vetëm një provë negative për virusin”, siç konfirmohet nga Lin Xhervis, drejtori sportiv i “Jamaha”-s. Tani ata duhet të presin të dinë nëse Japonia do të miratojnë zhvendosjet për arsye pune në javët e ardhshme. Por “Jamaha” nuk do është e vetmja e prekur nga këto masa, janë edhe dy markat e tjera japoneze si “Honda” dhe “Suzuki”.

“Ne do të jemi në gjendje të marrim pjesë në gara nëse gjendet një zgjidhje, – thotë Xhervisi. – Inxhinierët tanë japonezë duhet të marrin pjesë në gara sepse përndryshe do të kemi vështirësi në konkurrim.” Por a do të zgjidheshin të gjitha problemet me lejen e udhëtimit? E vërteta është se jo: “Nëse marrim përjashtimet nga autoritetet japoneze, teknikët tanë japonezë nuk mund të kthehen në vend midis garave”, – thotë ai

“Kjo sepse rregullat e karantinës në Japoni janë akoma në fuqi për udhëtarët”, – shton zyrtari i skuadrës së “Jamaha”-s. Çfarë do të thotë kjo? Që inxhinierët që udhëtojnë nga Japonia duhet të vendosen në Evropë gjatë Kampionatit Botëror, diçka e papajtueshme me Marrëveshjen e Shengenit. Kjo marrëveshje përcakton që të huajt mund të qëndrojnë vetëm në zonën e përmendur për 90 ditë pa ndërprerje brenda një periudhe prej 180 ditësh.

Dhe për këtë arsye, do të ishte e pamundur për ta të përfundonin tërë sezonin. E ajo që mund ta zgjidhë këtë është vetëm “Dorna Sports”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh