Xhudo / 28-vjeçarja Nora Gjakova, pa drojë: Tanimë, për medaljen olimpike!

Share Button

AlbanianSport.com 14/06/2020 19:40

ASNN – Ka garuar në “Rio 2016”, por këtë radhë Nora Gjakova e thotë pa drojë se synon edhe medaljen olimpike. Në një intervistë të posaçme për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, xhudistja nga Peja ka rrëfyer ëndrrat dhe synimet e saj deri në rrugëtimin drejt Olimpiadës së vitit të ardhshëm. Pas Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova është padyshim xhudistja më e njohur dhe më e spikatur e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe, në një intervistë të posaçme për RTSH Sport, 28-vjeçarja nuk e ka fshehur, se edhe për të, vendimi për t’u ngujuar për mëse dy muaj në palestër gjatë karantinës për shkak të virusit korona, ishte pak i çuditshëm.

“Fillimisht kemi hezituar shumë, i gjithë ekipi, kur na ka lajmëruar trajneri se e vetmja mënyrë për të vazhduar stërvitjen ishte duke u ngujuar në palestrën ku stërvitemi, – ka rrëfyer ajo. – Por, pasi na ka lënë dy-tri ditë kohë për t’u kemi menduar, kemi vendosur se kjo është mënyra më e mirë dhe jo të gjithë e kanë këtë mundësi që na është dhënë neve, prandaj që vendosëm të karantinohemi dhe tanimë besoj që kjo ishte gjëja më e mirë që mund të bënim dhe besoj që ka për të na ndihmuar shumë për të arritur medalje në Lojërat e ardhshme Olimpike.

Lojërat Olimpike të Tokios u shtynë për vitin tjetër dhe, ndonëse po gëzonte një formë të mirë, Nora mendon ta shfrytëzojë sa më mirë hapësirën kohore të krijuar. “Unë po gëzoja një ecuri mjaft të mirë dhe këtë vit pata fituar dy medalje, në Çmimin e Madh të Izraelit dhe në “Grend Slem”-in e Parisit, – rrëfen ajo. – Në Paris ishte hera e parë që fitoja medalje dhe ky ka qenë një motivim shumë i madh për mua drejt Lojërave Olimpike, por, prapëseprapë, një vit më shumë, vetëm se e zgjat dëshirën time për të fituar medalje në këto Lojëra.”

Xhudistja nga Peja mezi po e pret rifillimin e garave. “Përpara se të fillonte Olimpiada, i gjithë ekipi që synon pjesëmarrjen në Tokio është renditur mjaft mirë në renditjen olimpike, – thotë Gjakova. – Na nevojiten edhe dy-tri rezultate të mira për të përmirësuar renditjen tonë. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të jem në 8-shen e më të mirave në kategorinë e peshës time trupore, deri në 57 kg, dhe kjo do të na mundësojë të jemi më lart në short në Lojërat Olimpike. Nëse këto Lojëra do të mbahen, ato janë synimi ynë kryesor, por, nëse mbahen Evropiani dhe Botërori, edhe aty medalje mbetet synim.”

Ka garuar në “Rio 2016”, por këtë radhë Nora Gjakova e thotë pa drojë se synon edhe medaljen olimpike. “Kjo është ëndrra ime dhe unë e shoh si diçka shumë të afërt, – ka deklaruar ajo. – Kam marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Rios në 2016-ën me normë olimpike dhe tanimë besoj që jam shumë afër medaljes Olimpike. Kam fituar medalje në veprimtaritë evropiane dhe në garat e fundit kam qenë në podium me disa nga garuesit më të mirë, me medalistë botërorë apo olimpikë, kështu që synimi im padyshim ishte që të jem edhe në podiumin e Olimpiadës së Tokios.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh