AlbanianSport.com 04.12.2014 17:05
ASNN – Ja vendimet e mbledhjes së djeshme të Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, që ka marrë në shqyrtim problemet në kategoritë inferiore dhe në kampionet e moshave
- Lojtari i KF Egnatia, Klinton Klosi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS-së
- Lojtari i KF Orikumi, Stiliano Moracaj, për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së
- Lojtari i KF Adriatiku Mamurras, Endri Lala, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së
- Lojtari i KF Teuta Nën-19-vjeçarët, Amarildo Mara, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së
- KF Dinamo e Nën-17-vjeçarëve për braktisjen e ndeshjes me KF Tirana B Nën-17 dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi bazuar në nenin 55/1 të KDS-së
- Lojtaret e KF Brians të Nën-19-vjeçarëve, Xhovani Marku, Petrik Fetaj, Klaudio Toplana, Denis Geci, Geriol Kokaj, Dede Bushi dhe Kristjan Ndoj, për përfshirje në grindje dhe goditje të lojtarëve kundërshtar dënohen secili me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në bashkim të neneve 48/1.e dhe 50/1 të KDS-së
- Zyrtari i KF Brians të Nën-19-vjeçarëve, Henri Ndreka, për goditje ndaj kundërshtarit dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/2.b të KDS-së.
- Lojtari i KF Shkëndija B Tiranë e Nën-19-vjeçarëve, Petrik Ropi, për goditje të lojtarëve kundërshtar dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së
- Lojtari i KF Shkëndija B Tiranë e Nën-19-vjeçarëve, Jurgen Mehidri, për përfshirje në grindje dhe goditje të lojtarëve kundërshtar dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në bashkim të neneve 48/1.e dhe 50/1 të KDS-së
- KF Brian’s e Nën-19-vjeçarëve humbet ndeshjen në tavolinë me KF Shkëndijan B Tiranën e Nën-19-vjeçarëve, me rezultatin 3-0, bazuar në nenet 12/g dhe 31/1 të KDS-së.