AlbanianSport.com 03/06/2020 22:50
ASNN – Kampionati i basketbollit në Kinë do të rifillojë më 20 qershor, pas pezullimit disamujor për shkak të epidemisë së “Covid-19”. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kinës të enjten, njofton Agjencia e Lajmeve “Reuters”.
Niveli më i lartë i basketbollit të Kinës, që njihet ndryshe si “CBA”, që ka filluar në nëntor të vitit të kaluar, është pezulluar më 1 shkurt 2020, për shkak të virusit të ri korona, që ka shkaktuar vdekjen e më tepër se 4.600 personave në vendin aziatik.
Mirëpo, në një komunikatë për shtyp të lëshuar të mërkurën, CBA-ja ka deklaruar se ka marrë miratimin nga autoritetet sportive dhe shëndetësore të vendit për të rifilluar më vonë këtë muaj dhe kanë filluar përgatitjet.
Komunikata ka sqaruar se ndeshjet e mbetura do të luhen në qytetin e Qingdaos, në provincën e Shand’hongut, dhe në qytetin Dong’guanit, në provincën e Guangdongut, ndërsa nuk do të lejohet prania e tifozëve.
Kampionati kinez i basketbollit ka 20 klube dhe janë luajtur 30 nga 46 javët e sezonit të rregullt.