AlbanianSport.com 24.09.2014 07:55
ASNN – Pas Kampionatit Botëror të Volejbollit për Meshkuj, të zhvilluar në Poloni dhe të fituar nga përfaqësuesja vendase, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar po sjell për sportdashësit drejtpërdrejt një tjetër veprimtari madhore të këtij sporti, Botërorin e Femrave.
Ky kampionat, që ka nisur të martën, më 23 shtator, dhe mbyllet më 12 tetor 2014, po zhvillohet në Itali. Në fazën e parë, që zgjat 6 ditë, 24 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në 4 grupe me nga 6 skuadra secila, dhe 4 të parat e renditjes vazhdojnë më tej në fazën e çerekfinale.
Edhe në çerekfinale, skuadrat ndahen në dy grupe me nga 4 skuadra secila dhe dy të parat vazhdojnë më tej në gjysmëfinale. Ndeshjet e fazës së parë të grupeve luhen në oraret 10:30, 17:10 dhe 20:00, dhe takimet më të spikatura të ditës do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke u alternuar në kanalin e parë dhe të dytë të platformës tokësore, si dhe në kanalin RTSH Sport dhe RTSH HD të platformës dixhitale të transmetuesit publik.