Formula 1 / Meksika nuk “tutet”, e do garën e saj siç ka qenë në kalendar

Share Button

AlbanianSport.com 03/06/2020 16:55

ASNN – Meksika kërkon të zhvillojë garën e vet në Formula 1. Kjo sepse në kalendarin e publikuar nga Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) për 2020-ën, ajo nuk figuronte. Organizatorët e garës së Meksikës janë treguar të gatshëm që ta zhvillojnë Çmimin e Madh të tyre në datat e përcaktuara më parë, në fundjavën nga 30 tetori, deri në 1 nëntor 2020. Gjatë orëve të fundit, Formula 1, ka publikuar 8 garat e para të kalendarit të ri për 2020, me cirkuitet e mbetura. Por midis tyre nuk figuron Çmimi i Madh i Meksikës.

8 garat e zyrtarizuara janë të gjitha në Evropë. Formula 1, së bashku me FIA-n, po vlerësojnë ende ku mund të zhvillojnë disa gara të tjera, për të plotësuar kalendarin që duhet të ketë nga 15 deri në 17 Çmime të Mëdha. E midis tyre është edhe mundësia e Çmimit të Madh të Meksikës. Organizatorët e garës kanë publikuar një komunikatë për shtyp me të cilën kanë bërë të ditur se janë ende të vlefshme datat e përcaktuara që në vitin e kaluar.

“Organizata promotore e Çmimit të Madh të  Meksikës, pranon se datat e Botërorit të Formulës 1 për 2020, në të cilat do të zhvillohet gara, pra 30 tetor deri në 1 nëntor, do të mbeten të njëjta, – thuhet në këtë komunikatë. – Përparësia absolute e organizatorëve të Çmimit të Madh është garantimi i shëndetit për të gjithë. Për këtë janë adoptuar masat të rrepta shëndetësore për të siguruar që gara në Autodromin “Hermanos Rodrigez” të zhvillohet brenda të gjitha rregullave.”

“Për këtë organizatorët e garës, FIA dhe F1 po ndjekin nga afër situatën lidhur me Covid-19”, – përfundon komunikata në fjalë. Në rast se, të detyruar për shkak të forcave madhore, gara në Meksikë, do të bëhet pa tifozë ose mund të anulohet, kjo gjë do të njoftohet në kanalin zyrtar të Çmimit të madh të Meksikës. Edhe biletat e blera nga të gjithë spektatorët do të rimbursohen me vlerën 100%. Ndërkohë, administratori i “Liberti Media”, Çejs Keri, ka deklaruar se nuk do të anulohet asnjë garë e cituar në kalendar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh