AlbanianSport.com 02/06/2020 23:55
ASNN – Ministri i Shëndetësisë i Bullgarisë ka thënë të martën se stadiumet mund të presin shikuesit në ndeshje kur edicioni i futbollit të rifillojë të premten. Niveli më i lartë i kampionatit të futbollit të Bullgarisë do të luhet në një version të shkurtuar, ndërsa vendimi fillestar për zhvillimin e ndeshjeve pa shikues ishte kritikuar nga shumë palë.
Shumë grupime tifozësh i i kanë dërguar të hënën letër kryeministrit Bojko Borisov, duke thënë se ndeshjet mund të organizohen lehtë me tifozë në tribuna. Ministri Kiril Ananiev ka thënë se do të lejohen shikues, por jo më shumë se sa 30 % e kapacitetit të stadiumeve.
Bullgaria ka nisur në fund të prillit lehtësimin e masave. Deri të martën në Bullgari janë paraqitur 2538 raste me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 144 persona. Javën e kaluar tifozët janë kthyer në stadiumet në Hungari. Çdo resht çift është mbajtur i zbrazët, kurse tifozët janë ulur 3 ndenjëse larg njëri-tjetrit.
Tifozët do të lejohen edhe në Rusi e Poloni, por në numër të kufizuar. Ligat e mëdha ndeshjet do t’i organizojnë pa tifozë në stadiume.