AlbanianSport.com 02/06/2020 20:10
ASNN – Duket se sezoni 2020 i Botërorit të Formulës 1 do të nisë në Austri më 5 korrik 2020. Madje kjo do të jetë gara e parë nga 8 radhazi në Evropë. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, të lëshuar të martën, Formula 1 ka njoftuar se dy garat e para do të mbahen në Austri më 5 dhe 12 korrik, ndërsa gara e 3-të do të jetë në Hungari.
Më pas dy të ketë një ndërprerje dyjavore para se të organizohen dy gara radhazi në Britaninë e Madhe dhe do të ketë edhe gara në Spanjë, Belgjikë e Itali. Të gjitha garat do të jenë pa praninë e shikuesve dhe me rregulla të rrepta, për të parandaluar përhapjen e virusit korona.
Garat në Britaninë e Madhe do të mbahen në Silverstoun më 2 dhe 9 gusht 2020. Synimi është që sezoni të përmbylle më 13 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi, dhe planifikohet zhvillimi i 15-18 garave. Fillimi i sezonit në Formula 1 është shtyrë për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”.