Kastelaçi: Periudha e karantinës, të përgjysmohet, tifozët, ende larg!

Share Button

AlbanianSport.com 02/06/2020 19:25

ASNN – Kreu i mjekëve të futbollit në Itali, Enriko Kastelaçi, ka thënë se periudha e karantinës duhet të përgjysmohet për ata që rezultojnë pozitiv me virus korona dhe është kundër hapjes së stadiumeve për tifozët. Seria A do të rifillojë më 20 qershor, ndërsa ish-mjeku i përfaqësueses së Italisë ka thënë se është vendim i duhur për t’i ofruar futbollit mundësitë e njëjta si pjesës tjetër të shoqërisë.

“Rifillimi i Serisë A është një fitore e madhe, – ka thënë ai për të përditshmen sportive italiane, “Corriere dello Sport – Stadio”. – Meritat më të mëdha shkojnë për Federatën  Italiane të Futbollit, që nuk është ndalur te problemet e para dhe mureve që kanë ngritur politikanët në muajt e fundit. Bota po rifillon të funksionojë, kafenetë po mbushen, dyqanet po rihapen, po ka gjallëri në rrugë.”

“Më duket e duhur për mua që një industri si futbolli të ketë mundësitë e njëjta”, ka shtuar Kastelaçi. Mirëpo, ai është i shqetësuar për rrezikun e madh se mund të mos përmbyllet kampionati bazuar në protokollin aktual. “Nëse të gjithë kanë zgjedhur të shkojnë para, siç duket, atëherë pse të mos mendojmë reduktimin e karantinës në shtatë ditë? – shtron pyetjen mjeku i njohur. – Vetëm në këtë mënyrë, kampionati ecën para.”

“14 ditët janë tepër, dhe rregulloret e Ministrisë së Shëndetësisë datojnë nga 21 shkurti 2020, – vijon ai. – Ndërkohë, realiteti ka ndryshuar.” Kastelaçi thekson gjithashtu se publiku duhet të presë për t’u kthyer në tribuna, dhe është skeptik për të lejuar njerëzit në stadiume në Itali, edhe me kapacitet të reduktuar. “Për momentin, e shoh të vështirë”, – ka thënë mjeku italian.

“Nëse ka detyrim për të karantinuar 300 persona nëse ka vetëm një rast me COVID-19, atëherë çfarë do të ndodhte nëse publiku futet në infrastrukturë. Të bëjmë nga një hap me kohën”, – ka përfunduar kreu i mjekëve të futbollit në Itali, Enriko Kastelaçi, duke folur për të përditshmen sportive italiane, “Corriere dello Sport – Stadio”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh