(Video) Lokomotiva marshon, Osijeku bie, Kupa e Kroacisë, pa finale “shqiptare”

Share Button

AlbanianSport.com 01/06/2020 19:25

ASNN – Lokomotiva e Zagrebit e 5 shqiptarëve kalon, por Osijeku i Grezdës eliminohet mes polemikash. Lokomotiva e Zagrebit, me 5 shqiptarë në 11-shen e parë, ka bërë detyrën, duke fituar 3-1 në fushën e Sllaven Belupos. Por Osijeku i Eros Grezdës ka shpërdoruar një epërsi dygolëshe dhe është mundur 2-3 në fushën e Rijekës, duke u eliminuar dhe duke shkuar kështu dëm mundësinë e një finaleje gjithëshqiptare në Kupën e Kroacisë në futboll.

Ishte shpresuar për një finale gjithëshqiptare në Kupën e Kroacisë, por nuk ka ndodhur kështu. Ndërkohë që Lokomotiva e Zagrebit, me 5 shqiptarë në 11-shen e parë, ka bërë detyrën, duke fituar 3-1 në fushën e Sllaven Belupos, Osijeku i Eros Grezdës ka shpërdoruar një epërsi dygolëshe dhe është mundur 2-3 në fushën e Rijekës, duke u eliminuar. Në fakt, në ndeshjen e parë, Lokomotiva e ka parë veten në disavantazh pas vetëm 6 minutash lojë përballë Slaven Belupos.

Por ajo ka arritur të përmbysë gjithçka me 3 gola të shënuar në 23 minutat e fundit të kohës së rregullt dhe ato 5 shtesë. Enis Çokaj ka barazuar shifrat për skuadrën kryeqytetas në minutën e 67-të, dhe, pasi Toliç ka përmbysur gjithçka 13 minuta më pas, do të jetë një tjetër futbollist shqiptar, Myrto Uzuni, ai që do të vulosë në minutën e 5-të shtesë fitoren e Lokomotivës së Zagrebit në shifrat 3-1 dhe bashkë me të vendin në finale.

Ndërkaq, Osijeku i Eros Grezdës ishte afër kalimit në finalen e Kupës së Kroacisë, por përjetoi një zhgënjim të madh në fundin e ndeshjes kundër Rijekës, që përmbysi disavantazhin e dyfishtë, duke fituar 3-2 dhe është ajo që do të luajë në finalen e madhe kundër Lokomotivës së Zagrebit. Osijek mbeti me një lojtar më pak në minutën e 56-të dhe protestoi ashpër për 11-metërshin e akorduar për Rijekën në minutën e 74-t, që solli barazimin momental të ndeshjes.

Acarimi te miqtë ka qenë i madh sipas mediave kroate dhe Eros Grezda nuk është përmbajtur aspak. Gjakovari i Osijek dhe kombëtares shqiptare, i cili luajti 62 minuta gjatë ndeshjes së mbrëmjes së kaluar, ka goditur me grusht Antonio Colak të Rijekës në fundin e ndeshjes. Ngjarja është raportuar nga delegati i takimit, Ivan Smokrovic, dhe ka ndodhur në parkingun e stadiumit. 25-vjeçari rrezikon shumë dhe pritet të dënohet nga Komisioni i Disiplinës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh