Kosovë / Hasani: Edhe sportet e tjera mund të fillojnë stërvitjet

Share Button

AlbanianSport.com 01/06/2020 17:55

ASNN – Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë dhënë leje që skuadrat e futbollit në vend të stërviten dhe, që, nesër, të edhe të luajnë ndeshje. Por nuk ka vendim për skuadrat e sporteve tjera. Të dielën ka pasur reagime të shumta nga drejtues të xhudos, hendbollit, karatesë e sporteve tjera për mungesë të një vendimi lidhur me rifillim të veprimtarive për sportet tjera, pos futbollit.

Por presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë të hënën mbrëma se edhe në sportet tjera skuadrat mund të nisin me stërvitje, nëse u përmbahen rekomandimeve. Madje sipas Hasanit kjo mund të bëhet pa vendim të ri të Ministrisë së Shëndetësisë. Të hënën, ai ka pasur biseda me drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të Kulturës, Rinisë e Sportit, por edhe me ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Sipas kreut të organizmit që qeveris lëvizjen olimpike në Kosovë, të gjithë konsiderojnë se nëse drejtuesit e federatave, klubeve, trajnerët e sportistët marrin përgjegjësinë dhe respektojnë këshillat e OBSH-së, udhëzuesin e MSH-së dhe IKSHPK-së dhe protokollin e përgjithshëm, mund të vendosin të fillojnë me stërvitje pa pritur vendim. “Çdo federatë, klub, trajner e sportist e vlerëson situatën veç e veç, duke pasur parasysh se në rend të parë është shëndeti i sportistëve dhe pjesëmarrësve tjerë në stërvitje”, ka thënë Hasani për faqen zyrtare të KOK-ut.

Shumë prej klubeve kanë shpresuar të fillojnë me stërvitje të hënën. Shumica në fakt edhe e kanë bërë këtë, ndonëse nuk ka ndonjë vendim që ua lejon.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh