Kosovë / Ademi: FFK-ja, e gatshme për rifillimin e kampionatit pas pauzës

Share Button

AlbanianSport.com 31/05/2020 22:25

ASNN – Sikundër në mbarë kontinentin evropian, edhe futbolli në Kosovë do të rikthehet javën e ardhshme, pas më shumë se dy muajsh ndërprerje, me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “KosovaPress”, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur në detaje rreth përgatitjeve për rifillimin e kampionatin, si dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura deri në fund të këtij sezoni. Ademi fillimisht u shpreh se FFK ka bërë të gjitha përgatitje në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe tanimë gjithçka është gati për të rifilluar.

“Shpresoj që fillimisht të kthehet futbollit dhe të ikë virusi, – ka deklaruar ai. – Natyrisht që ne i kemi bërë përgatitjet tona maksimale në mundësitë tona, ato të cilat janë kërkuar nga udhëzimi. Sigurisht që do të respektohet udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit dhe normalisht jam i lumtur që klubet të gjitha i kanë bërë testimet fillimisht. Përveç kësaj, i kemi marrë masat dhe duhet të ruhemi sepse shëndeti është i pari. Ne kemi marrë masa që të bëjmë edhe tunelin, dezinfektues, që sigurisht e keni parë.

“Kjo është një masë, jashtëzakonisht e madhe për dezifektim për të gjithë personat, të gjithë aktorët që marrin pjesë në një ndeshje”, – shtoi Ademi, i cili më tej tha se shpreson që edhe futbollistët të jenë përgatitur maksimalisht për rikthim dhe gjithçka deri në ndeshjen e fundit të shkoj ashtu siç e kanë planifikuar. “Shpresoj që janë përgatitur edhe futbollistët për rikthim dhe besoj që do të shkojë në rrjedhë normale gjithçka. Uroj që të në shkojë në mënyrë normale. Uroj që asnjë futbollist të mos lëndohet fillimisht dhe, sigurisht, që të mos preket nga ky virus, sepse besoj që më shumë se virusi do të jetë ndonjë lëndim që mund ta ketë ndonjë futbollist.”

“Kjo për shkak se nuk është e lehtë një rikthim pas një dymujori të vështirë realisht”, – tha ai. Kreu i FFK-së, ka folur edhe për vendimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, ku vendosej mbyllja e Ligës së Parë dhe të Dytë, duke mbyllur këto liga me renditjen momentale në të cilën janë. Ai tha se ky vendim ka ardhur si pasojë e rekomandimit nga Ministria e Shëndetësisë, pasi ky institucion ka lejuar që vetëm Superliga t’i zhvillojë ndeshjet e mbetura. “Kriteri kryesor ka qenë vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe ju e keni parë vendimin sigurisht e kemi bërë edhe publik sepse është vetëm Superliga, nuk kemi mundësi përkundër kërkesave që kemi bërë që futboll të luhet.

“Meqë po lirohet Superliga të lirohen të gjitha ligat, por realisht nuk ka qenë mundësia dhe thjeshtë na ka lejuar vetëm për specifikat të cilat duhet të bëhen, – ka sqaruar Ademi. – Specifikat të cilat mund të bëhen është mund të jetë vetë një ndeshje, mund të jetë ajo e “play-off”-it të cilën edhe atë e kemi shqyrtuar, por jo si zakonisht në një vend domethënë për të përfunduar.” FFK së fundmi ka vendosur edhe për reduktimin deri në 50% të pagave të punonjësve të saj, ku pikërisht Ademi konfirmoi një gjë të tillë duke bërë të ditur se gjysma e pagave të këtyre, së bashku me një ndihmë të madhe nga lojtarët e përfaqësueses A të Kosovës, janë dhuruar për ndihmë për familjet në nevojë.

“Ato para janë dhënë për ndihma, ju e dini që kemi bërë edhe një pako për ndihma, së bashku me futbollistët e ekipit A, futbollistët e përfaqësueses tonë të cilët i falënderoj jashtëzakonisht shumë për gatishmërinë e tyre, për çdo variant, çdo pikë e cila ne Federata e Futbollit e kemi bë inicimin për humanistet dhe për këto gjëra ndihmë në të gjitha aspektet kanë qenë të gatshëm dhe janë të gatshëm gjithmonë”, – përfundoi ai. Kujtojmë që futbolli në Kosovë do të rikthehet javën e ardhshme, ditën e mërkurë, kur do të luhet ndeshja e parë pas më shumë se dy muajsh, ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, ndërsa një ditë më pas, Prishtina do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadrën e Drenicës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh