AlbanianSport.com 31/05/2020 21:40
ASNN – Ndonëse është diskutuar shpesh se mosha ul reflekset, sidomos kur bëhet fjalë për makina që lëvizin me shpejtësi deri në 300 km/orë. Por, përkundër gjasave, piloti spanjoll, Fernando Alonso pritet të rikthehet në Formula 1 vitin e ardhshëm.
Mësohet se 39-vjeçari mund t’i bashkohet ish-skuadrës së tij, “Renault”. Alonso është larguar nga Formula 1 në vitin 2018, pas 4 sezoneve zhgënjyes me “McLaren”-in. Spanjolli kishte kaluar dy periudha me kontraste tek “Renault”.
Ai pati fituar më herët dy tituj radhazi me këtë skuadër në vitin 2005 dhe 2006. “Ka shumë pilotë, shumë pilotë të mëdhenj që janë të lirë vitin e ardhshëm”, – ka thënë kreu i skuadrës së “Renault”, Siril Abitebul, duke folur për “Radio Montekarlo”.
“Njëri nga ta është edhe Alonso, – ka vijuar ai. – Ndonëse ka edhe tjerë.” 39-vjeçari Alonso është përfshirë në disiplina të tjera të garave me makina pas largimit nga Formula 1.